LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht mohimit se ka raste me coronavirus, Turkmenistani ka regjistruar 25 mijë viktima

Pavarësisht mohimit se ka raste me coronavirus, Turkmenistani ka regjistruar 25 mijë viktima

Turkmenistani, udhëheqësi autoritar i të cilit pretendon se ky vend nuk ka regjistruar asnjë rast të COVID-19, raportohet se ka mbi 25 mijë persona të vdekur të lidhura me sëmundjen. Lista përfshin raste që nga fillimi i pandemisë gjatë dy viteve.

Një burim nga sistemi shëndetësor i Turkmenistanit i tha shërbimit turkmen të Radios Evropa e Lirë se “Megjithëse numri i vdekjeve nga (coronavirusi) nuk është publikuar, Ministria e Shëndetësisë nga krahinat raportohet çdo ditë”.

Turkmenistani, një ish-republikë sovjetike në të cilën jetojnë gati gjashtë milionë njerëz, është një nga të paktën pesë vendet që nuk kanë raportuar asnjë rast të vetëm me coronavirus, sipas një rishikimi të të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins dhe Organizata Botërore e Shëndetit.


Tre vendet që nuk i raportuan të dhënat janë ishuj të izoluar në Paqësor dhe Korenë e Veriut, një shtet i kontrolluar rreptësisht.

Presidenti turkmen. Gurbanguly Berdimuhamedov, i cili ka qeverisur që nga viti 2006, hodhi poshtë raportet e coronavirusit në vend si “të rreme” dhe tha gjatë një fjalimi në Kombet e Bashkuara në shtator se përgjigja ndaj pandemisë nuk duhet të “politizohet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
Kalo në kategori