Qyteti i Shkupit po shndërrohet në një qytet shumë dinamik me premisa të shëndosha për progres dhe prosperitet, dhe këtë tetor do të hapë dyert e qendrës së re tregtare, në vitrinat e së cilës do të gjeni mbi 220 marka të famshme në nivel global dhe rajonal.
East Gate Mall do të hapet për publikun më 29 tetor 2021 dhe do të karakterizohet nga një ofertë e jashtëzakonshme që sjell së bashku më shumë se 220 marka të mëdha globale dhe rajonale nga të gjitha kategoritë, duke filluar nga moda, restorantet, pajisjet elektronike, arredimi i shtëpisë, lodrat për fëmijë, e deri te kinematë dhe argëtimi. Disa nga markat më të famshme që do të gjeni në këtë qendër tregtare janë: Zara dhe Zara Home, Armani Exchange, Calvin Klein, Sinsay, Mango, XYZ, KIKO, Reserved, Oysho, The Athlete’s Foot, Twinset, Patrizia Pepe, Valentino, Tods , Furla, Neptun Electronics, Kiko Milano, DSquared2, Pandora, Massimo Dutti, De Facto, Madame Coco, Babor Cosmetics, Prenatal dhe shumë të tjera.
Në këtë qendër, të gjitha grupet e shitjes me pakicë që operojnë në nivel botëror vijnë me një portofol të plotë, të tilla si Inditex-i dhe LPP-ja. Dyqanet kanë përmasa mbresëlënëse pasi shtrihen në një sipërfaqe prej afërsisht 2000 m2.
Vendndodhja e kësaj qendre tregtare përbën një avantazh të madh pasi East Gate Mall ndodhet vetëm 5 minuta larg qendrës së kryeqytetit maqedonas, shumë pranë autostradës M4, e cila kalon në zemër të rrugëve ndërkombëtare. East Gate Mall është një ndërtesë 5-katëshe, me një hapësirë prej mbi 57,000 m2 për dyqane për shitje me pakicë dhe plot 2000 vende parkimi, duke e kurorëzuar si qendrën më të madhe tregtare në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin pranë saj. Numri i vizitorëve në vit në East Gate Mall është përllogaritur të jetë 12 milionë.
Përveç vendndodhjes strategjike dhe markave unike, East Gate Mall të lë mbresa të mëdha me arkitekturën e saj moderne, ku çdo segment i fasadës, përmes harqeve madhështorë dhe vitrinave dhe dyqaneve elegantë, shesheve të gjera dhe oazeve për relaks dhe pushim, të krijon ndjesinë e të qenit në qendër të botës. Përvojën unike të blerjeve mund ta shijoni edhe më shumë falë ofertave të larmishme të bareve dhe restoranteve ku vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë kuzhina të ndryshme nga e gjithë bota dhe të kënaqen me të gjitha ndjesitë që u dhurohen, dhe në kinematë moderne do të mund të shijohen ndryshe edhe filmat.
Është një vend ku padyshim do të ndjeni se ju, dëshirat dhe pritshmëritë tuaja janë qendra e botës.
East Gate Mall është një investim i Grupit BALFIN, një ndër grupet më të mëdha rajonale të investimeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës