LAJMI I FUNDIT:

Primoz Gliha do ta drejtojë Kosovën në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Jordanisë

Primoz Gliha do ta drejtojë Kosovën në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Jordanisë

Primoz Gliha ka kohë që është në Kosovë, ndërsa funksiononte si pjesë e stafit të Bernard Challanes.

Kur zvicerani dhe stafi i tij janë larguar nga drejtimi i Kosovës, vetëm slloveni ka mbetur.


Telegrafi mëson se ai do ta drejtojë Kosovën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Botëror, me Greqinë që luhet më 14 nëntor në Athinë.

Po ashtu Griha do të jenë në stol edhe në ndeshjen miqësore që Kosova e zhvillon ndaj Jordanisë në Prishtinë, shkruan Telegrafi.

Këto dy ndeshje do të jetë teste për sllovenin, i cili llogaritet si njëri nga pasuesit e Challandesit, por listë në kohën e fundi është zgjeruar, ku spikat edhe emri i Felix Magath, si kandidati kryesor.

Gliha ka kohë që qëndron në Prishtinë, ndërsa ka qenë pjesë e FFK-së në muajt e fundit.

Kush është Primoz Gliha?

Slloveni është 53-vjeçar dhe ka lindur në Lubjanë të Sllovenisë. Si futbollisti ka bërë karrierë në klube si Olimpija, Dinamo Zagreb dhe Mura, në Kroaci dhe Slloveni. Ai ka luajtur edhe në Izrael dhe Hungari, ndërsa kë bërë 28 paraqitje me Kombëtaren e Sllovenisë.

Si trajner Gliha ka drejtuar ekipin U21 të Sllovenisë, por edhe ato më poshtë si U18 dhe U19 të këtij vendi.

Olimpija, Drava, Gorica, Mura dhe Koper janë klubet ku ai ka ushtruar zejen e trajnerit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori