Varviciotis: Të thirret seanca ndërqeveritare për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE
Greqia konsideron menjëherë duhet të thirret seancë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe se hapat që Unioni duhet t’i ndërmarrë në këtë drejtim duhet të jenë të shpejta dhe të vendosura.
“Evropa është shtëpia jonë dhe ne duam që ajo shtëpi të zgjerohet, të pranojë të gjitha vendet e kontinentit evropian dhe kështu të krijojë një tërësi gjeografike dhe një rreth, dhe kështu vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen bashkësisë”, tha ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme përgjegjës për çështjet evropiane Miltiadis Varviciotis, pas takimit me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështjet evropiane Nikolla Dimitrov.
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, theksoi ai, është një politikë kombëtare që Greqia ka ndjekur për gati dy dekada.
“Konsiderojmë se hapat në këtë drejtim nga Evropa duhet të jenë të shpejtë dhe vendimtar. Kjo është arsyeja pse ne mirëpresim ngrohjen në lidhje me zgjerimin e shpallur në Samitin në Bërdo dhe ne jemi duke u përqendruar në këtë. Ne besojmë se një seancë ndërqeveritare duhet të thirret menjëherë për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të sqarohen pozicionet për hapat e ardhshëm në negociata dhe përshpejtimin e mundshëm të zgjerimit si për Serbinë ashtu edhe për Malin e Zi”, tha Varviciotis.
Por, vëmendja në rajon, potencoi, nuk duhet të zvogëlohet në asnjë rast, pavarësisht nga çështja e seancës ndërqeveritare, e cila duhet të mblidhet menjëherë dhe shpejt.
Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme theksoi se në bisedimet me Dimitrov, u morën parasysh mundësitë se si Greqia do të sigurojë njohuri teknike për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Ndërsa Dimitrov e vlerësoi takimin me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme si të hapur, të përzemërt dhe miqësor dhe si një takim që i përshtatet një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.
“Biseduam kryesisht për të ardhmen evropiane në Ballkan. Për mua, kjo vizitë është, ndër të tjera, një sinjal i mbështetjes greke. Ne e shohim atë në Bruksel, e pamë në Samitin në Bërdo, e shohim në deklaratat publike të kryeministrit Micotakis, deklaratat tuaja … Ne gjithashtu folëm për Memorandumin e Mirëkuptimit që kemi tashmë me Greqinë, për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian për Republika e Maqedonisë së Veriut. Se si të kemi bashkëpunim më të madh mes nesh dhe institucioneve të tyre në këtë drejtim”, tha zëvendëskryeministri Dimitrov.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!