LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, PZAP pranon 12 ankesa

Zgjedhjet lokale, PZAP pranon 12 ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP ka pranuar deri tani 12 ankesa për shkeljen e rregullave të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore si dhe nga qytetarë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it.

“Ju informoj se prej fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021, sa i përket pretendimeve nga ankuesit se, ka pasur parregullsi gjate bërjes se fushatës zgjedhore nga ana e subjekteve të caktuara politike, PZAP ka pranuar 12 ankesa, prej tyre 10 ankesa janë vendosur, ndërsa 2 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit, të cilat do të vendosën brenda afatit ligjor”, ka thënë ai.


Ankesa në PZAP kanë parashtruar disa subjekte politike si dhe votues nga diaspora, të cilët kanë kërkuar përfshirjen në listën përfundimtare të votuesve jashtë Kosovës.

Detajet rreth ankesave mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Desku gjithashtu tregoi se deri PZAP-i deri më tani ka shqiptuar një gjobë ndaj një subjekti politik.

PZAP është organ i përhershëm, i pavarur dhe kompetent për të vendosur në lidhje me ankesat dhe apelet e lejuara që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor siç është caktuar me Ligjin e Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës dhe Rregullave Zgjedhore.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ditën e diel. /Telegrafi/