LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 25 vjeçari në Ferizaj, rrahu nënën e tij

Arrestohet 25 vjeçari në Ferizaj, rrahu nënën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. 

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 01:30, transmeton Telegrafi.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 01:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.I (M/K) i moshës 25 vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar nënën e tij , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte demoluar dhomat e shtëpisë”, thuhet në njoftim.


Policia thekson se i dyshuari  pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori