LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Gllanaselë të Dreansit, policia arreston dy persona

Të shtëna me armë në Gllanaselë të Dreansit, policia arreston dy persona

Dy persona janë shoqëruar në polici, pas të shtënave me armë zjarri sonte në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ku nuk ka pasur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.


Më tej ajo ka bërë të ditur se “në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, të tipit ‘Ecol Special’ dhe 5 fishekë”.

Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Kronika e Zezë
Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit

Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit

Shëndetësi
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Kalo në kategori