Komisioni parlamentar për Ekonomi ka vendosur që debati publik lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi të mbahet pas zgjedhjeve, ku e pranishme kërkohet të jetë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Derisa në këtë Komision deputetët e opozitës kanë ngritur edhe çështjen e krizës energjetike dhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për kompensimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala sa i përket debatit për reciprocitet me Serbinë, tha se i ndihmon proceseve ekonomike dhe tregtare me Serbinë.
“Jemi tashmë të njohur me situatën ekonomike të vendit, barrierat dhe të gjitha sfidat që ballafaqohet ekonomia e vendit. Unë parimisht jam për me organizuar një debat të tillë, me i parë sfidat mundësitë, dhe bashkëpunimin ndër institucional, por edhe me parë ekzekutivin se deri në çfarë niveli ka ardhur për këtë situatë. Pse jo, edhe të shkëmbejmë përvojat në praktikë me ndihmën dhe mbështetjen e KDI-së. Konsideroj që përveç akterëve ekonomik, odave ekonomike, do të duhej që në këtë debat të hapur përveç Komisionit parlamentar të jetë edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të sfidave dhe rrethanave që ballafaqohet vendi ynë me problemet ekonomike të cilat aktualisht po kalojmë”, tha Shala.
Kurse, Armend Muja, deputet nga LVV, kërkoi që debati të organizohet pas mbajtjes së zgjedhjeve.
“Unë propozoj që ky debat të mbahet në një kontekst jashtë presionit të zgjedhjeve lokale”, theksoi Muja.
Derisa, Pal Lekaj, deputet nga AAK-ja theksoi se një debat i tillë është i domosdoshëm për shpërfaqjen e barrierave tregtare me Serbinë.
“Mendoj se është e domosdoshme dhe Komisioni për Ekonomi është i rëndësisë së veçantë, sepse çfarë do veprimi që merr qeveria ne jemi pjesë e parlamentit dhe duhet paraprakisht të diskutohet me neve. Presioni ndërkombëtar më tepër po ndikon në politikat e brendshme të Kosovës se sa tek Serbia kur jemi te reciprociteti”, theksoi Lekaj.
Sa i përket krizës energjetike, kryetari Shala ka kërkuar nga Qeveria t’i mbështesë gjigantët ekonomikë, siç janë Trepça dhe Ferronikeli që mos të humbin nga 1 mijë vende të punës.
Shala po ashtu theksoi se nëse kështu vazhdon ky trend i çmimit të lartë të energjisë, asnjë kompani në vend nuk do të mund të përballojë këtë krizë.
“Industritë janë të mëdha, kanë dalë në tregun e lirë në një moment të caktuar, por nuk do të thotë që qeveria në situata të tilla krize, ku sot aktualisht janë rreth 1 mijë punëtorë pa punë në Ferronikel nuk mund t’i subvencionojë dhe të krijojë lehtësira që të kthehen prapë në tregun e KEK-ut (KEDS). Aktualisht nuk janë”, tha ai.
Për krizën energjetike, deputeti Lekaj ka kërkuar të raportoj në Komision ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Deputeti Lekaj tha se po ashtu ngriti edhe çështjen e vendimit të fundit nga Gjykata Themelore për kompensimin e rrymës prej 40 milionë euro.
“Ne duhet për së afërmi të njoftohemi nga ministria për ekonomi, dhe edhe ZRRE-ja meqë kemi një vendim të Gjykatës Themelore për anulimin e vendimit që tani KEDS-i duhet t’i kompensoi diku 40 milionë euro. Ne kemi bërë edhe një shkelje tjetër për 11 milionë, por e lëmë që gjykata të vendos”, theksoi Lekaj.
Në anën tjetër, deputeti Armend Muja theksoi se aktualisht krizë energjetike në Kosovë nuk ka.
“Nuk po më pëlqen termi krizë energjetike, sepse ende nuk kemi një të tillë si Kosovë, por unë pajtohem që në rajon mund të kemi”, tha ai.
Ditë më parë shoqëria civile ka kërkuar nga Qeveria që menjëherë të miratoj fondin e konsumatorëve në nevojë për t’u përballur me këtë sfidë energjetike. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje