LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, deputetët e opozitës kërkojnë që të gjendet mundësi që mos të mbyllen Trepça e Ferronikeli

Kriza energjetike, deputetët e opozitës kërkojnë që të gjendet mundësi që mos të mbyllen Trepça e Ferronikeli

Deputetët e opozitës sot kanë ngritur çështjen e krizës energjetike dhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për kompensimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala dhe anëtari tjetër i komisionit Pal Lekaj kanë kërkuar nga Qeveria të gjej mënyrë dhe mundësi që për gjigantët e mëdha, kompanitë Trepça dhe Ferronikeli të ndërmarrë masa që mos të mbyllen dhe humbin fabrika që mbyllen nga 1 mijë vende të punës.


“Nëse kështu vazhdon ky trend i çmimit të lartë të energjisë, as një kompani në vend nuk ka me mundur me përballu këtë krizë”, ka thënë Shala, raporton KP.

Ai ka thënë se për këtë përgjegjësi mbetet e dy ministrive, asaj të MINT dhe të Ekonomisë.

Çmimi i lartë i rrymës në Evropë – a pritet të ketë krizë energjetike në Kosovë?
Lexo po ashtu Çmimi i lartë i rrymës në Evropë – a pritet të ketë krizë energjetike në Kosovë?

Deputeti nga LVV-ja, Armend Muja ka thënë se deri tash në Kosovë nuk ka krizë energjetike, përveç në rajon.

Komisioni në mbledhjen e sotme nuk ka mbështetur raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2020.

Po ashtu, ky Komision ka shpallur e konkursin dhe formimi i Panelit intervistues për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU). /Telegrafi/