LAJMI I FUNDIT:

Treni godet për vdekje tre emigrantë në Francë të cilët po flinin në binarë

Treni godet për vdekje tre emigrantë në Francë të cilët po flinin në binarë

Tre emigrantë vdiqën dhe një u lëndua rëndë pasi një tren i goditi ata në jug-perëndim të Francës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një kryebashkiak dhe policia thanë se emigrantët ishin shtrirë në binarë kur u goditën në një qytet bregdetar pranë Biarritz të martën në mëngjes.


Përkundër faktit se një hetim policor është duke u zhvilluar, rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.

Kryebashkiaku i Ciboure tha se zonat ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.

Eneko Aldana-Douat ka deklaruar për një televizion se “emigrantët të cilët u përfshin në aksident ishin duke fjetur ose të shtrirë” në shina.

Megjithëse policia ende nuk e ka zbuluar nacionalitetin e tyre, një gazetë në Paris tha se të njëjtit ishin shtetas algjerianë. /Telegrafi/