Dështimi i Mbretërisë së Bashkuar për të bërë më shumë në frenimin e përhapjes së coronavirusit në fillim të pandemisë, ishte një nga dështimet më të këqija të shëndetit publik, thuhet në një raport të ligjvënësve britanikë.
Sipas raportit, qasja e Qeverisë britanike – e mbështetur nga shkencëtarët e saj – ishte të përpiqej të menaxhonte situatën dhe të arrinte imunitetin e tufës me infektimin e njerëzve.
Por, kjo gjë ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzish, pasi izolimi i parë është vendosur vonë.
“Në javët e para është bërë shumë pak për të frenuar përhapjen e coronavirusit, pavarësisht dëshmive nga Kina dhe më pas Italia, se ky është një virus shumë infektiv, shkakton sëmundje të rënda dhe për disa prej tyre nuk ka shërim”, thuhet në raport.
“Ky është një nga dështimet më të mëdha të shëndetit publik që Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar ndonjëherë”, thekson raporti.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në botë nga coronavirusi. Mbi 8 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 150,000 kanë vdekur, shkruan Evropa e Lirë.
Raporti prej 150 faqesh është përpiluar nga Komiteti i Shëndetit dhe Kujdesit Social dhe Komiteti i Shkencës dhe Teknologjisë. Të dyja këto komitete përmbajnë deputetë nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlamentin britanik.
Ata e kanë përshkruar pandeminë si “sfidën më të madhe në kohë paqeje”, brenda një shekulli.
Por, deputetët Jeremy Hunt dhe Greg Clark, që kryesojnë komitetet, thanë se natyra e pandemisë ka treguar se ka qenë “e pamundur që të sigurohet gjithçka siç duhet”.
“Mbretëria e Bashkuar ka kombinuar disa arritje të mëdha me disa gabime të mëdha. Është jetike të nxjerrësh mësime nga të dyja”, thanë ata përmes një deklarate.
Raporti përmend si sukses fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit. Në Mbretërinë e Bashkuar mbi 67 për qind e qytetarëve janë të vaksinuar plotësisht.
Qeveria britanike ka mbështetur zhvillimin e disa vaksinave, përfshirë atë të Universitetit të Oksfordit, AstraZeneca.
“I gjithë programi i vaksinimit ishte një nga nismat më efektive në histori dhe do të ndihmojë të shpëtojë miliona jetë këtu dhe në të gjithë botën”, thuhet në raport.
Një zëdhënës i Qeverisë britanike tha se mësimet do të nxirren, andaj “do të ketë një hetim të plotë publik vitin e ardhshëm”.
“Ne kurrë nuk i jemi shmangur ndërmarrjes së veprimeve të shpejta për të shpëtuar jetë”, tha ai.
“Falë përpjekjeve kolektive, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit nuk është mbingarkuar”, tha zëdhënësi.
Sipas raportit, pandemia ka përkeqësuar edhe pabarazitë ekzistuese sociale, ekonomike dhe shëndetësore, të cilat “do të kenë nevojë për trajtim”.
Raporti nxjerr në pah nivelet e larta të vdekjeve në grupet e pakicave etnike dhe në mesin e njerëzve me aftësi të kufizuara në të mësuar dhe autizëm.
Sipas Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, coronavirusi ka infektuar mbi 238 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë kanë vdekur.
Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja, me mbi 44 milionë të infektuar dhe mbi 714,000 viktima.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasen “kokë më kokë” dy autobusë në Saarbrücken të Gjermanisë, raportohet për disa të lënduar, përfshirë fëmijë

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina ‘shumë afër’ nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri