Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka reaguar pas deklaratës së LDK-së e cila ka thënë se frikësohet që Qeveria Kurti do ta pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Abazi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo deklaratë vie pikërisht nga ata që e kanë nënshkruar asociacionin.
Abazi thotë se është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale.
“Është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale. Po të njëjtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave”, ka shkruar Abazi.
Postimi i plotë:
Deklaratat e kreut të LDK për asociacionin se kinse qeveria do ta pranojë asociacionin, vijnë pikërisht prej atyre që e kanë nënshkruar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë me kompetenca ekzekutive dhe një etnike.
Është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale. Po të njëjtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave.
Kosova sot ka institucione me legjitimitet si asnjëherë më parë dhe qeveri që zbaton politika në përputhje të plotë me kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese në interes të sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës.
Ata mund të janë të fiksuar sepse me frikë kanë vepruar edhe kur ishin të gatshëm që për pushtetin e tyre të rrëzojnë qeverinë e votës qytetare edhe me çmimin e ndarjes së vendit dhe në mes të pandemisë COVID19.
Qytetarët dhe qeveria nuk janë të frikësuar sepse jemi në të drejtën tonë dhe në të drejtën e barazisë edhe në dialogun me Serbinë. Dje kishte frikë, sot ka vendosmëri dhe qartësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje