LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 mposhtet me rezultat minimal nga Sllovenia U17

Kosova U17 mposhtet me rezultat minimal nga Sllovenia U17

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka pësuar humbje minimale 1-0 nga Sllovenia U17.

Pjesa e parë nisi me dinamikë të madhe nga të dyja ekipet, që kërkonin golin.

Mirëpo përkundër rasteve të mira që patën të dyja skuadrat, ato nuk u shfrytëzuan.


Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën ashtu siç filluan, me rezultat të pastër 0-0.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë nga të dyja skuadrat, por edhe më e ashpër.

Në minutën e 65-të sllovenët mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi sulmuesi Kasalo u ndëshkua me të kuq.

Por vetëm tre minuta më vonë, sllovenët gjetën golin e avamtazhit 1-0, kur shënoi mesfushori Ristic.

Kosova u vërsul në sulm për të kërkuar golin e barazimit, por pa sukses.

Në minutën e 76-të edhe Kosova mbeti me 10 futbollistë në fushë, pasi mesfushori Arjanit Fazlija u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Dardanët tentuan deri në fund golim e barazimit, por pa sukses dhe sllovenët morën tri pikët.

Pas dy ndeshjeve, Sllovenia prinë në Grupin 9 me gjashtë pikë, teksa Kosova mbetët e dyta me tri pikë.

Ndeshjen e radhës Dardanët e rinj e zhvillojnë pas tri dite, ku po në Austri do të përballen me bashkëmoshatarët e tyre nga Ishujt Faroe.

Ndërkohë Sllovenia në ndeshjen e tretë të grupit do të takohen me nikoqirin, Austrinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare

"Jam në gjendje ta lë futbollin për familjen" - Egzon Bejtullai tregon si e ndërpreu kontratën me klubin suedez shkaku i nënës

Ligat tjera
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori