LAJMI I FUNDIT:

Infermierët e QKUK-së flasin për përvojat në “luftën” me COVD-19

Infermierët e QKUK-së flasin për përvojat në “luftën” me COVD-19

Bashkë me mjekët, infermierët janë heronjtë e betejës me pandeminë. Infermierët janë përballur me shumë sfida gjatë tërë pandemisë, për shkak të, siç është thënë, shumë të panjohurave rreth virusit COVID-19.

Përkundër kësaj, bashkë me mjekët, infermierët qëndruan në vijën e parë të frontit në betejat me këtë sëmundje.

Festa Maloku Hyseni është infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, ajo tregon se ballafaqimi me pandeminë COVID-19 ishte i vështirë. Posaçërisht e kishin të rëndë në fillim të pandemisë me shumë të panjohura.


Edhe Infermierët Lulëzim Gashi dhe Fitim Havolli tregojnë përvojën e tyre në kohë pandemie.

“Ishte një frikë e jashtëzakonshme, sepse ishte diçka e re për neve… Erdhi edhe vala tjetër e të infektuarve dhe për një kohë të shkurtër, për tri ditë Klinika Infektive dhe Mjekësia Sportive janë stërmbushë me pacientë”, tha infermieri Gashi, për RTV21.

Ndërsa infermieri Havolli thotë se jo vetëm tek ne por edhe në gjithë botën u dëshmua se infermieria është shtylla kryesore e një sistemi shëndetësor.

Infermierët kanë shpalosur edhe anën emocionale me pacientët, që po përballeshim me jetë a vdekje.

“Kemi pasur rast kur kemi vrapuar nëpër oborrin e Klinikës me puls Oksimetër, për ta verifikuar se cili pacient e ka saturimin më të ulët, për ta marrë dhe për ta hospitalizuar”, tregon infermierja Maloku Hyseni, transmeton Telegrafi.

Infermierët tregojnë rastet kur pacientët nuk ia kanë dalë të mbijetojnë.

Ata tregojnë periudhën kur iu është dashur të mbajnë distancë me familjarët e tyre.

Si pasojë e kontaktit me pacientët rreth 3,000 infermierë dhe profesionistë shëndetësorë janë infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori