Çmimi Nobel për Letërsinë këtë vit iu dha shkrimtarit Abdulrazak Gurnah, “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhimbsur mbi efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve.”
Gurnah lindi në vitin 1948 dhe u rrit në ishullin e Zanzibarit, në Oqeanin Indian, por mbërriti në Angli si refugjat në vitet 1960.
Para se të dilte në pension ka qenë profesor i Anglishtes dhe Letërsisë Post-koloniale në Universitetin Kent në Kentërbëri, duke u përqendruar kryesisht në shkrimtarë si Wole Soyinka, Ngugu ea Thiong’o dhe Salman Rushdie. Ai nisi të shkruajë në moshën 21-vjeçare, në kohën e mërgimit në Angli, dhe, edhe pse suahili ishte gjuha e tij e parë, anglishtja u bë mjeti i tij letrar.
Ka publikuar 10 romane si dhe një numër tregimesh. Komiteti i Nobelit tha se “tema e shqetësimit të refugjatit përshkon gjithë veprën e tij”.
Përkushtimi i Gurnahit ndaj së vërtetës dhe kundërshtia ndaj thjeshtësisë spikasin. Kjo mund ta bëjë atë të zymtë dhe në të njëjtë kohë të pakompromistë, kur ai ndjek fatet e individëve me dhembshuri të madhe dhe angazhim të paepur.
Romanet e tij largohen nga përshkrimet tipike dhe na hapin sytë drejt një Afrike Lindore me larmi kulturore dhe të panjohur për shumë, në pjesë të tjera të botës.
Në universin letrar të Gurnah, gjithçka po ndryshon – kujtimet, emrat, identitetet. Kjo me shumë gjasa pasi puna e tij nuk mund të arrijë fundin në asnjë kuptim përfundimtar. Eksplorimi i pafund i nxitur nga pasioni intelektual është i pranishëm në të gjithë librat e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak