LAJMI I FUNDIT:

Iu shfaq numri në një skenë të “Squid Game” – Netflix deklaron se do të ndryshohet pasi një grua nga Koreja e Jugut u përmbys me mesazhe e thirrje telefonike

Iu shfaq numri në një skenë të “Squid Game” – Netflix deklaron se do të ndryshohet pasi një grua nga Koreja e Jugut u përmbys me mesazhe e thirrje telefonike

Një grua nga Koreja e Jugut u trondit me mijëra thirrje e mesazhe të ndryshme, pasi numri i saj i telefonit u theksua si një pikë kryesore e komplotit në serialin e popullarizuar të Netflix, “Squid Game”.

Netflix dhe kompania Siren Pictures thanë të mërkurën se do të modifikonin skenën për të hequr numrin e telefonit, i cili shfaqet në një kartë ftese misterioze dhënë lojtarëve të mundshëm të një seri lojërash.


Seria nëntëpjesëshe, që përshkruan konkurrentët duke luajtur deri në vdekje në një përpjekje për të fituar 38 milionë dollarë, u bë një hit ndërkombëtar kur shfaqi premierën gjatë muajit të kaluar.

Foto: Netflix

Transmetuesi lokal SBS publikoi një intervistë muajin e kaluar me pronaren e numrit të telefonit, të cilin ata e identifikuan si Kim Gil-Young, një grua që drejton një biznes në qarkun juglindor të Seongju.

Gruaja tregoi disa nga mesazhet që kishte marrë, përfshirë kërkesat për ftesa për t’u bashkuar me “Squid Game”.

Ndjekësit e “Squid Game” vërejnë detajin karakteristik që i ka shoqëruar konkurrentët e lojës vdekjeprurëse që nga episodi i parë
Lexo po ashtu Ndjekësit e “Squid Game” vërejnë detajin karakteristik që i ka shoqëruar konkurrentët e lojës vdekjeprurëse që nga episodi i parë

“Së bashku me kompaninë e prodhimit, ne po punojmë për të zgjidhur këtë çështje, përfshirë redaktimin e skenave me numrat e telefonit aty ku është e nevojshme”, tha Netflix të mërkurën.

Gruaja i tha SBS muajin e kaluar se ishte e pamundur që ajo të ndryshonte numrin e saj për shkak të kontakteve me klientët dhe ajo kishte refuzuar një ofertë për kompensim prej 840 mijë dollarëve.

Foto: Netflix

Numrat e telefonit konsiderohen si burime të kufizuara kombëtare dhe shitjet ose blerjet e tyre janë të paligjshme sipas ligjit të biznesit të telekomunikacionit në vend.

Netflix dhe Siren kishin thënë më herët se ata me qëllim treguan vetëm tetë shifrat e fundit të numrit të telefonit dhe nuk ishin në dijeni se, kur të telefonoheshin, parashtesa do të shtohej automatikisht për të plotësuar numrin. /Telegrafi/

Foto: Netflix

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori