LAJMI I FUNDIT:

Ndjekësit e “Squid Game” vërejnë detajin karakteristik që i ka shoqëruar konkurrentët e lojës vdekjeprurëse që nga episodi i parë

Ndjekësit e “Squid Game” vërejnë detajin karakteristik që i ka shoqëruar konkurrentët e lojës vdekjeprurëse që nga episodi i parë

“Squid Game” është bërë shpejt një nga serialet më të ndjekura në Netflix, dhe bashkë me këtë, nuk mund edhe të mungonin fansat fanatikë, të cilët e shikojnë dhe e rishikojnë serialin deri në zbulimin e detajeve të reja.

Epo, kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur këtu pasi shikuesit pretendojnë se kanë parë një detaj në skenar që është fshehur në pamje të qartë që nga episodi i parë, shkruan LAD Bible.

Shumë prej tyre janë lajmëruar në rrjetet sociale për të vënë në dukje se vizatimet e çdo loje që konkurrojnë garuesit mund të vërehen në muret e konviktit ku konkurrentët e lojës qëndrojnë.


Dhuna e "Squid Game" shpërfaqet në Paris: Fansat e shfaqjes grushtohen duke u shtyrë për t'u futur në dyqanin pop-up të serialit horror
Lexo po ashtu Dhuna e "Squid Game" shpërfaqet në Paris: Fansat e shfaqjes grushtohen duke u shtyrë për t'u futur në dyqanin pop-up të serialit horror

Rezulton se vizatimet tregojnë se për çfarë bëhet fjalë për secilën lojë dhe nëse garuesit do ta vërenin, ata do të kishin një shans më të lartë për të shpëtuar nga një vdekje e përgjakshme.

Një përdorues i rrjeteve sociale shkroi: “Pra, për ata që shikuan ‘Squid Game’, a po gabohem apo i vunë re të gjithë vizatimet në muret në zonën ku ata flinin?”.

“Ata kishin përgjigjen”, se cila është loja tjetër “gjatë gjithë kohës.”

“Pyetja kryesore e ‘Squid Game’: Si nuk u shqetësua askush për të parë vizatimet në mur?”, shtoi një përdorues tjetër.

Një i tretë shkroi: “Pra, tani që të gjithë e shikuat ‘Squid Game’, a i vunë re të gjithë vizatimet në muret e dhomës ku ishin krevatet e konkurrentëve?”.

“Kishte vizatime të lojërave që do të duhej të luanin dhe ata as nuk i kanë vënë re”, shktoi një fans i serialit.

Ndërsa një i katërt vuri në dukje: “Si askush nuk mund të mos i vërente vizatimet në mur kur ato ishin fshehur atje gjatë gjithë ditës”.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Dhe në fund, një komentues i pestë përfundoi: “Unë jam ende duke pyetur veten se si nga 456 lojtarët, askush nuk u shqetësua për të kontrolluar/vërejtur vizatimet në mur”.

Për ata që nuk janë në dijeni, skenari i serialit hit të Koresë së Jugut është mjaft interesant – 456 lojtarë që janë në rrënim të madh financiar konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në një përzgjedhje të lojërave vdekjeprurëse për fëmijë për një çmim final që e pret fituesin, i cili është 23.2 milionë funte (27.2 milionë euro).

Nëse nuk fitoni ose vendosni që doni të largoheni nga konkursi, mirë, me siguri mund të merrni me mend se çfarë ndodh.

Personat të cilët nuk arrijnë të kualifikohen në fazat e ardhshme të lojës, e paguajnë humbjen me jetët e tyre.

Kjo lojë e serialit, është cilësuar si “thjeshtë mbijetesa e më të fortit dhe nuk ka vend për gabime”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori