LAJMI I FUNDIT:

Borrell flet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Bashkëpunimi me SHBA-të ka qenë shumë pozitiv

Borrell flet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Bashkëpunimi me SHBA-të ka qenë shumë pozitiv

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell para anëtarëve të Parlamentit Evropian, ka folur sërish për marrëveshjen për targat në mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel.

Borrell në fjalën e tij ka në Parlamentin Evropian ka falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, më tej ka theksuar se bashkëpunimi me SHBA-të është shumë i mirë.


“Në Ballkanin Perëndimor, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë – e cila është zgjidhur falë punës së mirë të të Dërguarit tonë Special, Miroslav Lajçak – më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, ka thënë Borrell, shkruan Telegrafi.

Ai më tej ka shtuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe partnerizohen me SHBA-të në fushat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Megjithatë, Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë saktësisht”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori