LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Transformimi digjital dhe rritja e ekonomisë në fokusin e zhvillimit të ardhshëm

Besimi: Transformimi digjital dhe rritja e ekonomisë në fokusin e zhvillimit të ardhshëm

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

“Rritja e ekonomisë në të ardhmen dhe rimëkëmbja pas krizës së Kovid-it do të bazohet në ekonominë dixhitale, ekonominë e gjelbër dhe prosperitetin inkluziv. Përkrahja e transformimit të gjelbër dhe dixhital është një nga angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, që është përfshirë në Planin për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, i cili tashmë është në fazën përfundimtare të përgatitjes në MF”.

Këtë e theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi sot në Konferencën me temë “Përshpejtimi i financimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut: Vendosja e fondit për financim të gjelbër” që u mbajt në Shkup.


“Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike është një nga dokumentet strategjike të Ministrisë së Financave. Ai synon arritjen e angazhimit për dyfishimin e rritjes ekonomike dhe konsolidimin fiskal. Transformimi i gjelbër dhe dixhital ku do të bazohet zhvillimi i ardhshëm do të kërkojë investime të mëdha, me ç’rast një nga qëllimet e Planit është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave, instrumenteve, fondeve dhe burimeve të reja të financimit të krijohet efekt multiplikativ, përkatësisht përveç investimeve të planifikuara publike në vlerë prej 4 miliardë euro për periudhën 2021-2026, të financuara nga buxheti, fondet IPA dhe institucionet financiare ndërkombëtare të mobilizohen shumëfish më shumë mjete dhe investime nga sektori privat”, theksoi ministri.

Përveç rritjes së investimeve me anë të Planit, pritet të rriten edhe normat e rritjes ekonomike në periudhë afatmesme në 5% në nivel vjetor dhe të sigurohet konsolidimi fiskal përmes zvogëlimit të borxhit publik nën 60% të BPV-së në periudhë afatmesme.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori