LAJMI I FUNDIT:

Kanye West regjistron markën tregtare “Donda” për një linjë elektronike, lë të kuptohet për një lëvizje në botën e teknologjisë

Kanye West regjistron markën tregtare “Donda” për një linjë elektronike, lë të kuptohet për një lëvizje në botën e teknologjisë
Foto: TMZ

Kanye West dëshiron të provojë vetë edhe në botën e teknologjisë.

Sipas TMZ, reperi 44-vjeçar i kthyer në dizajner paraqiti një kërkesë për markë tregtare muajin e kaluar për të përdorur emrin Donda (emri i parë i nënës së tij të ndjerë) në një mori produktesh digjitale.

Media raporton se sipërmarrësi po kërkon të përdorë emrin në çdo gjë, nga tabletët dhe altoparlantët, deri te orët inteligjente dhe teknologji të tjera si kufje, shkruan DailyMail.


Foto: Backgrid

Donda është një emër kuptimplotë për yllin e lindur në Çikago, pas është emri i nënës së tij të ndjerë dhe ai më pas titulloi edhe albumin e tij të dhjetë në studio.

Foto: Backgrid

Me paraqitjen e dokumentit më 21 shtator, Ye kërkon të zgjerojë perandorinë e tij përmes sipërmarrjes së re.

West nuk është i huaj për të dalë jashtë rrethit të muzikës, pasi ai ka ndërtuar një karrierë duke bërë të papriturat.

Foto: Getty Images

Kjo vjen pasi muzikanti paraqiti një aplikim të mëparshëm për markën tregtare në shtator për të shfaqur emrin e tij në një linjë të mallrave të shtëpisë.

Dokumentet specifikojnë se linja e pajisjeve shtëpiake ‘Kanye West’ do të përfshijë perde dushi, perde tekstili, peshqirë, pllaka dhe një sërë batanije.

Foto: Splashnews

Kanye gjithashtu ka markuar emrin e linjës së tij të veshjeve të rrugës Yeezy dhe kompanisë së tij të prodhimit të filmit “Half Beast”.

Ndërsa, edhe pse të ndarë, ish-çifti Kanye dhe Kim Kardashian kanë regjistruar edhe emrat e katër fëmijëve të tyre si marka. Pavarësisht divorcit, dyshja ruajnë raporte të afërta me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Magazina

"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin

Magazina
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Magazina
E shqetësuar për familjen, Anisa Veseli shpërthen në lot pas spektaklit të Big Brother

E shqetësuar për familjen, Anisa Veseli shpërthen në lot pas spektaklit të Big Brother

Magazina
Xheneta Fetahu eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Xheneta Fetahu eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Magazina
Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

Magazina
Kalo në kategori