Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka sqaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sërish çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat të arritur në Bruksel.
Ai ka thënë se deputet e opozitës përhapën të pavërteta dhe shpifje rreth saj.
“Diskutanti i parë tha se vendimi për reciprocitet nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe opozitën. Ky vendim i është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare dhe opinionit vendor që nga data 9 shtator 2021, dhe unë deri sot nuk e kam ditur që MPB duhet të konsultohet me shefin e grupit parlamentar të PDK-së para se të marrë ndonjë vendim operativ”, tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri duke iu referuar Abelard Tahirit si diskutanti i parë, tha se ai theksoi se për dy dekada Serbia ka lëshuar targa ilegale dhe nuk janë pranuar nga Kosova.
“Kjo është gjysmë e vërtetë sepse po ato targa janë lëshuar për dy dekada, dhe është e pavërtetë që ato nuk janë pranuar. Ato janë pranuar dhe janë lejuar madje të janë parkuar edhe para ndërtesës së Qeverisë për vite më radhë. Në marrëveshjen datës 27 tetor 2015 në kohën e Qeverisë, Isa Mustafa, në pikën katër të kësaj marrëveshje, ku ka të bëjë për stikersa thuhet se kjo nuk do të aplikohet për qytetarët e Kosovës që mbajnë targa të Serbisë me denominime regjionale të Kosovës. Kjo marrëveshje targat “KM” i ka trajtuar si targa të Kosovës”, tha Bislimi.
Gjatë fjalës së tij, deputetët e LDK-së bënin zhurmë, dhe Bislimi iu përgjigj “Kjo zhurmë është argumenti i vetëm intelektual i juaji sot”, shkruan Telegrafi.
Zëvendëskryeministri theksoi se për herë të parë marrëveshja në Bruksel, këto targa i trajton ilegale.
“Kjo marrëveshje u cilësua më e dëmshme se marrëveshja e Zajdenicës, një e vërtetë e madhe është se kjo marrëveshje është krejt ndryshme prej marrëveshjeve paraprake. Një e pavërtetë tjetër që u tha, tha se ju merrni 5 euro për sikertasa, gënjeshtër e kulluar sepse këto stikersa janë pa pagesë. Diskutanti i dytë tha se z.Kurti po bënë show, unë pajtohem se ju reciprocitetin e shihni si show. Kjo ju gërryen shumë e nuk ju len të merrni frymë”, tha Bislimi.
Pas kësaj reagoi sërish shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se është hera e parë që Qeveria jonë bie pre e presionit të madh, dhe arrin me pranuar një marrëveshje të dëmshme që është legalizimi i targave të Serbisë.
“Është zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që me nënshkrimin e tij ia mundësoi Serbisë me lëshu targa ilegale për Kosovën. Atyre ju intereson veriu, ata e kanë bërë një hap të madh. Pozicioni i këtij zëvendëskryeministri duhet me ndryshu, kryeministri duhet me hek prej bisedimeve me Serbinë”, tha Tahiri.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi reagoi duke kërkuar nga zv.kryeministri të tregoi nëse këto targa janë apo nuk janë ilegale.
“Nëse janë ilegale duke nënshkruar marrëveshje me Serbinë i ke legalizu. E ke legalizu autoritetin e Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës. Sot me ofendime mendon se na bënë nervoz por gabim e ke”, ka thënë Gashi.
Sërish ka replikuar zëvendëskryeministri Bislimi, i cili lexoi marrëveshjen e plotë të nënshkruar në Bruksel.
Duke vlerësuar se Serbia ka dalë më mirë nga kjo marrëveshje, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në seancën plenare të Kuvendit, tha se fjala reciprocitet në këtë marrëveshje i duhet kryeministrit, Albin Kurti për zgjedhje lokale.
“Serbia ka dalë nga kjo situatë shumë mirë sepse për një koncesion nëse herën e parë ka marrë privilegje të tjera, tash për të njëjtin koncesion të moçëm po merr koncesione të reja. Serbia u tregua në pyetjet e BE-së si faktor i paqes pa dhënë asnjë gjë, tash topi është në anën e Kosovës për koncesion…. janë riorganizuar strukturat paralele dhe do të marrin veprime shumë më të koordinuara sepse ndihe fituese dhe është ngritur besimi i tyre ndaj Vuçiqit. Kosova mund të konsideroi fitore të Pirros implementimin e marrëveshjes së vitit 2015 sepse e ka fjalën reciprocitet në të. Kjo i duhet Albin Kurtit për zgjedhje lokale”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë