Është shumë herët për të vrarë mendjen për Krishtlindjet, por shitësit me pakicë në Britani të Madhe nuk kanë zgjidhje tjetër. Një familje mesatare britanike shpenzon rreth një të tretën më shumë se zakonisht në dhjetor, dhe ruajtja e rezervave për javët më të rëndësishme tregtare të vitit, zakonisht fillon në këtë periudhë. Por këtë vit, në vend që të përgatiten për fluksin e ardhshëm, shitësit me pakicë po përpiqen të mbushin raftet e dyqaneve.
Sipas të dhënave nga Konfederata e Industrisë Britanike, inventarët e shitësve me pakicë dhe të prodhuesve, kanë rënë në muajt e fundit. Sondazhi nuk ka regjistruar kurrë nivele kaq të ulëta. Në pranverë dhe në fillim të verës, mungesa e materialeve të ndërtimit dhe e çipave kompjuterikë ishte një problem për ndërtuesit dhe prodhuesit e makinave. Javët e fundit, ky ndikim është bërë më i dukshëm edhe në zinxhirët e mëdhenj të furnizimit, shkruan The Economist.
McDonald’s ndaloi shërbimin e pijeve milkshake. Wetherspoons, një zinxhir pijesh, ka mungesë të disa markave të birrës. Nando’s, një restorant që përgatit mish pule, mbylli përkohësisht 50 degë sepse nuk mund të transportonte zogjtë e pulës.
Arsyeja kryesore e këtyre pengesave është e qartë. Tashmë që kufizimet e pandemisë pothuajse janë hequr dhe ekonomia është rihapur, kërkesa është rimëkëmbur më shpejt se oferta, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta. Inflacioni i çmimeve të konsumit, i cili ishte nën 1 për qind në fillim të vitit, arriti në 2.1 për qind në korrik. Banka e Anglisë parashikon që inflacioni vjetor të rritet në rreth 4 për qind në muajt e ardhshëm.
Por nuk është kjo arsyeja e vetme. Një pjesë e shtrëngimit shkaktohet nga problemet jashtë kufijve të Britanisë, për shembull nga mungesa e çipave kompjuterikë. Dhe pandemia nuk ka mbaruar: parashikimet qeveritare tregojnë se infeksionet e reja po kalojnë shifrën 200 mijë në javë. Punëdhënësit duhet të vazhdojnë punën pa pjesëmarrjen e personave të infektuar dhe të tjerëve që kanë pasur kontakt me ta. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në javën deri më 18 gusht, mbi 300 mijë kontakte të ngushta të njerëzve që testuan pozitivë, u udhëzuan të qëndronin në shtëpi.
Megjithatë, faktori kryesor shtesë është BREXIT. Anëtarësimi i Britanisë në tregun e përbashkët evropian dhe bashkimin doganor, përfundoi më 31 dhjetor 2020. Kjo do të thotë se do të ketë probleme të mëtejshme për menaxherët e zinxhirit të furnizimit. Edhe pse qeveria ka zgjedhur të pezullojë shumicën e kontrolleve kufitare deri në tetor, rregullat e reja për mbledhjen e taksave mbi vlerën e shtuar, i kanë bindur shumë biznese të vogla evropiane që të shesin më pak në Britani.
Rregullat sanitare dhe fitosanitare që do të imponohen ndaj importeve këtë vjeshtë, do t’i bëjnë zinxhirët e furnizimit më të brishtë. Punëdhënësit në sektorë si përpunimi i ushqimit dhe hoteleria, të cilët mbështeteshin te punëtorët evropianë, thonë se shumë u larguan nga vendi vitin e kaluar. Disa mund të mos kthehen.
Dallimi i efekteve të BREXIT nga ato të pandemisë është i ndërlikuar. Marrim për shembull mungesën e shoferëve të automjeteve të rënda. Mungesa e tyre është aq e madhe, saqë qeveria ka zgjatur kohën maksimale të lejuar në timon. Shoferët mund të zgjasin maksimumin ditor prej 9 orësh në 11 orë, dy herë në javë, duke filluar nga tani deri në tetor. Kjo mungesë po ndihet në të gjithë kontinentin. Por Britania po e vuan veçanërisht rëndë.
Përveçse ka ndikuar mbi kërkesën dhe ofertën, pandemia i ka dhënë ekonomisë britanike një formë të re. Gjatë 18 muajve të fundit, sjelljet e konsumatorëve kanë pësuar një ndryshim drastik. Midis fundit të vitit 2019 dhe marsit 2021, shpenzimet e tyre për shërbimet ranë me rreth një të pestën, ndërsa shpenzimet për mallra kryesisht nuk ndryshuan. Gjatë pandemisë, një britanik i zakonshëm nuk frekuentonte më baret dhe përdorte shumë më tepër shërbimin e Amazon.
Ndryshime të tilla kanë ndikuar mbi zinxhirët e mëdhenj të furnizimit. Qendra Kërkimore për Shitësit me Pakicë, llogarit se pothuajse 18 mijë dyqane janë mbyllur që nga fundi i vitit 2019, dhe janë humbur mbi 215 mijë vende pune. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, pjesa e shitjeve me pakicë të kryera online, është rritur nga nën 20 për qind para pandemisë në 30 për qind edhe pse dyqanet janë rihapur. Shitësit me pakicë mendojnë se zakonet e blerjeve të formuara gjatë pandemisë, mund të zgjasin edhe pas saj.
Shumë punëtorë i janë përgjigjur ndryshimit të modeleve të konsumit duke ndjekur paratë. Shefat në sektorin e hotelerisë janë ankuar për mungesën e stafit, ndoshta sepse disa ish-kamerierë dhe punonjës të ngjashëm, tani po ngasin furgonë shpërndarës ose po vendosin ushqime në raftet e supermarketeve. Të dhënat nga Indeed, një firmë rekrutimi online, tregojnë se ka një rënie të theksuar të interesit nga aplikantët e mundshëm, për të punuar në disa sektorë të caktuar.
Klikimet për vendet e lira të punës që kanë të bëjnë me përgatitjen e ushqimit dhe rolet e shërbimit, kanë rënë mbi 50 për qind që nga muaji shkurt. Duke u përpjekur të tërheqin punëtorët në punë të tilla, punëdhënësit kanë filluar të rrisin pagat. Niveli mesatar i pagave për punët e hotelerisë, u rrit me 3.7 për qind midis shkurtit dhe korrikut, krahasuar me një rritje prej 0.8 për qind në punët e tjera.
Disa nga këto pengesa duhet të lehtësohen gjatë 12 muajve të ardhshëm. Zinxhirët botërorë të furnizimit do të rregullohen dhe do të forcohen dhe tregu i punës do të përshtatet me modelet e reja të shpenzimeve. Rregullat e izolimit pas kontaktit me një të infektuar me COVID-19, u lehtësuan në mes të gushtit.
Dhe pagat më të larta do t’i tërheqin përsëri punëtorët në hoteleri dhe do t’i inkurajojnë ata të trajnohen si shoferë të automjeteve të rënda. Por për këtë do të duhet kohë dhe ndërsa efektet e BREXIT-it vazhdojnë, tregtia me BE-në do të vazhdojë të bëhet më e vështirë. Rimëkëmbja nga pandemia nuk do të jetë e lehtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë