LAJMI I FUNDIT:

Reja publikon listën e Shqipërisë, ftohen 26 futbollistë për ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Reja publikon listën e Shqipërisë, ftohen 26 futbollistë për ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Edoardo Reja për dy ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë dy ndeshje shumë të rëndësishme në tetor kundër Hungarisë dhe Polonisë.


Takimi i parë do të zhvillohet në ‘Puskas Arena’ të Budapestit, më 9 tetor, ndërsa me polakët skuadra e Edy Rejas do të përballet në ‘Air Albania’, më 12 tetor.

Trajneri italian ka grumbulluar 26 futbollistë për këto dy takime, ku mungesat më të mëdha janë padyshim ajo e Amir Abrashit dhe Qazim Laçit

Ka edhe rikthime në ekipin kombëtar, ku kryesisht janë në repartin e mbrojtjes si Ermir Lenjani, Ivan Balliu dhe Kastriot Dërmaku.

Nëse Shqipëria arrin t’i fitoja të dyja sfidat e radhës, praktikisht do të renditej e dyta në grup, pas Anglisë, duke supozuar se do të arrijë të fitojë ndeshjen me Andorrën.

Sipas këtij skenari kuqezinjtë do t’i luanin shanset e kualifikimit në fazën play off. /Telegrafi/