LAJMI I FUNDIT:

Trepça mbetet e pamposhtur, fiton edhe ndaj Pejës

Trepça mbetet e pamposhtur, fiton edhe ndaj Pejës

Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 83:66 (19:19, 22:15, 20:21, 22:11), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas 6:3 të vendasve, pejanët me një seri prej 0:9, kalojnë në epërsi 6:12, por më pas zhvillohet një lojë interesante dhe me kthesa, kurse çereku i parë përfundon 19:19. Mitrovicasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 34:24, ndërsa në pushim shkuan me epërsi 41:34.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, me pejanët që afroheshin në rezultat dhe epërsinë e lehtë të mitrovicasve, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:55.


Në 10 minutat e fundit, basketbollistët nga Mitrovica e ngritën edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 83:66.

Te Trepca u dalluan Gerald Blackshear me 15 pikë e 11 kërcime, Andrew Gordon me 13 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 14 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Arian Qallaku me 14 pikë dhe Henrik Sirko me 11 pikë e shtatë asistime.

Trepça mbetet skuadra e vetme pa humbje në Art Motion Superligë me katër fitore në katër ndeshje, kurse Peja ka tri fitore dhe një humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona këmbëngul për 'klauzolë anti-saudite' të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve

Barcelona këmbëngul për 'klauzolë anti-saudite' të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori