LAJMI I FUNDIT:

Kirurgjia Plastike: Të gjitha gratë që janë operuar nga karcinoma e gjirit mund të trajtohen për rikonstruktimin e gjirit

Kirurgjia Plastike: Të gjitha gratë që janë operuar nga karcinoma e gjirit mund të trajtohen për rikonstruktimin e gjirit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes një njoftimi për media thotë se krahas patologjive të shumta të cilat i trajton, kohëve të fundit Kirurgjia Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po bën trajtimin dhe operimin e grave, pas karcinomës së gjirit-rekonstruktimi i gjirit (riformimi i gjirit).

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, përveç problemit shëndetësor gjatë kancerit të gjirit, problem madhor është edhe gjendja psikologjike e pacienteve post operative, pas operimit/amputimit të gjirit, e cila, përpos që shkakton problem fizik, paraqet edhe problem psikologjik te gratë e sëmura.


“Rikthimi i jetës normale tek një grua, është shumë me rendësi. Një gjë e tillë mund të arrihet përmes operacioneve rekonstruktive, të cilat mundësojnë formimin e gjirit të ri përmes teknikave të ndryshme operative në Kirurgjinë Plastike. Andaj, në muajin tetor, muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, Kirurgjia Plastike fton të gjitha gratë, vajzat, nënat dhe të gjithë ato të cilat janë operuar nga karcinoma e gjirit, që të shkojnë të trajtohen aty për rikonstruktimin e gjirit”, vijon njoftimi.

Më tej, në njoftim thuhet se, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike ofrohen të gjitha metodat rekonstruktive, si rekonstruksioni i hershëm dhe i vonshëm me këto metoda operative: Ind autolog-mikrokirurgji(latisimus dorsi, DIEP, SGAP, etj), si dhe me anë të implanteve apo protezave të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori