LAJMI I FUNDIT:

Hoti për reciprocitetin e targave: Kosova zbatoi marrëveshjen, por Kurti s’pati koordinim me partnerët

Hoti për reciprocitetin e targave: Kosova zbatoi marrëveshjen, por Kurti s’pati koordinim me partnerët

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e mbështet veprimin e Kosovës, e cila vendosi të aplikojë masën e reciprocitetit për targat.

“Kosova i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje dhe ka marrë një veprim në përputhje të saj”, tha ish-kryeministri në “Balkan Talks”.

Sipas tij, aplikimi i kësaj mase është në të drejtën e Kosovës, ndërsa shprehet kritik për qeverinë Kurti duke thënë se ka ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë.


“Problemi është se nuk është sensibilizuar mjaft faktorin ndërkombëtar. Nuk është koordinuar ky veprim me partnerët ndërkombëtarë, për t’ua bërë të ditur se Kosova është duke respektuar marrëveshjen se po hyjmë në fund të marrëveshjes dhe Kosova është e detyruar që të veprojë në përputhje me ligjin dhe në respektim të marrëveshjes. U krijua një situatë, që u duk sikur i surprizuan partnerët tanë, gjë e cila nuk duhet të ndodhte, sepse çdo veprim ka qenë i koordinuar plotësisht me partnerët ndërkombëtarë”, shtoi ai për Euronewsal.

Tutje Hoti thotë se kryeministri Kurti ka vepruar pa plan të qartë dhe pa koordinim me partnerët.

Sipas ish-kryeministrit, vendet mike i kanë dhënë të drejtë Kosovës për aplikimin e reciprocitetit, por kanë shprehur rezerva për aktet e qeverisë Kurti.

“Absolutisht jo, askush nuk është duke kritikuar veprimin e qeverinë atje, por përkundrazi nga opozita e kemi mbështetur veprimin e qeverisë. Problemi është se është ndërmarrë hapi pa një plan të qartë, pa një strategji të qartë dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtar për përmbylljen e kësaj çështje. Reagimet që kemi parë ne vendet mike japin të drejtë Kosovës në verime që ka ndërmarrë, por theksohet mungesa e koordinimit paraprak për këtë veprime”, tha ai.

Ai thekson se çështja e reciprocitetit mund të ndikojë, që në procesin e dialogut në Bruksel të mos diskutohet për marrëveshje përfundimtare, e cila nënkupton njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, por se e gjitha kjo qasje shton Hoti mund të kanalizohet në disktutime për marrëveshje teknike.

“Kam frikë se nuk do diskutohet për marrëveshje përfundimtare, por do të bisedohet për marrëveshje teknike, parciale, për një problem që është krijuar në atë pjesë të vendit dhe Kosova e them prapë është plotësisht në të drejtën e saj, është Serbia ajo që nuk e ka respektuar këtë marrëveshje”, shprehet më tej Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori