LAJMI I FUNDIT:

Chiesa: Fryma e Juventusi mposhti Chelsean

Chiesa: Fryma e Juventusi mposhti Chelsean

Federico Chiesa shënoi golin e fitore së Juventusit ndaj Chelsat (1-0), në një ndeshje ku “Zonja e Vjetër” luajti pa dyshen sulmuese.  

Mungesa e Paulo Dybalas dhe Alvaro Moratas, kishin bërë që Juve të shihej më e dobët për këtë takim, por në fund morën tri pikë të mëdha.


“Ishte një paraqitje e luftuar, sepse Chelsea na mbërtheu dhe ishte shumë mirë në zotërimin e topit, por këtë mbrëmje ne treguam se për çfarë bëhet fjalë për frymën e Juves, frymën që kërkon trajneri”.

“Ne filluam me një sistem, pastaj trajneri ndryshoi në mënyrë që të sulmonim hapësirën, pasi Chelsea po luftonte, dhe ne bëmë mirë që i ndëshkuam”, ka thënë Chiesa.

Italiani mori çmimin “UEFA Man of the Match” pas ndeshjes, ndërsa ky ishte goli i tij i pestë në pesë takimet e fundit për Juven në Ligën e Kampionëve.

“Është një sfidë e madhe, është e mrekullueshme të luash në këtë garë. Tani ne e shijojmë këtë fitore, por më pas vjen një lojë tjetër shumë e rëndësishme të shtunën”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori