Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës së tij në Kroaci, u takua me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic.
Ky i fundit e falënderoi Mehajn për pranimin e ftesës për pjesëmarrjen në panairin e njohur, ASDA 2021, në qytetin e Splitit të Kroacisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas kumtesës ministrore, gjithashtu në këtë takim u diskutua për potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm tekniko-ushtarak në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu ri përsëritën rëndësinë e dialogut strategjik midis dy vendeve në kontekstin e interesit të përbashkët për stabilitetin e Evropës Juglindore.
Në mes tjerash, ministri Mehaj dhe ministri kroat, Banozic u pajtuan për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet”, për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të mbrojtjes, që pritet të nënshkruhet së shpejti në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi, Mehaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e madh të kontingjentit kroat në kuadër të KFOR-it.
Po ashtu, Mehaj dhe Sveçla e njoftuan ministrin Banozic, mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh dhe duke pasur parasysh që Republika e Kroacisë kryeson Nismën Rajonale, SHBA-Karta e Adriatikut (A5) si dhe Bashkëpunimin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore këtë vit, ministri Mehaj mori ftesën nga ministri Banozic, për pjesëmarrje në takimet e ardhshme në nivelin e ministrave të mbrojtjes të të dy nismave.
“Republika e Kroacisë është partner i fuqishëm rajonal me të cilin do të rrugëtojmë së bashku në perspektivën e sigurt zhvillimore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi me këtë rast ministri Armend Mehaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze