Mbretëresha refuzon të hajë fruta që nuk janë të sezonit gjatë dimrit, thotë ish-kuzhinieri
Ndërsa Princi Charles njihet për interesimin që ka në bujqësinë organike dhe prodhimin, ai mund ta ketë trashëguar atë interes nga nëna e tij.
Një ish-kuzhinier mbretëror ka thënë se Mbretëresha refuzonte të hante luleshtrydhe në dimër nga frika se nuk do të ishin organike.
Madhëria e saj thuhet se ha katër vakte të vogla në ditë dhe është e sigurt që konsumon fruta vetëm kur janë të stinës.
Ish -kuzhinieri mbretëror Darren McGrady tha më parë për Today: “Ju mund t’i dërgoni luleshtrydhe çdo ditë Mbretëreshës gjatë verës dhe ajo kurrë nuk do të thotë asnjë fjalë. Por, provoni të përfshini luleshtrydhet në meny në janar dhe ajo do të thotë mos guxoni të më dërgoni luleshtrydhe të modifikuara gjenetikisht”.
Ky nuk është rregulli i vetëm i veçantë që Mbretëresha ka në lidhje me menynë e saj. Sipas McGrady, monarkes nuk duhet t’i mungojë kurrë çaji i saj i pasdites, pavarësisht se ku në botë gjendet.
Monarkia ka një dietë të rreptë, por kjo mund të jetë e ndërlikuar kur udhëton dhe zonat kohore ndikojnë në kohën e zakonshme që Madhëria e saj do të pinte çajin e saj të pasdites.
McGrady zbuloi se Mbretëresha ka një mënyrë të pazakontë për të luftuar zonat drastike kohore. “Ajo gjithmonë do të pinte çaj pasdite kudo që ishte në botë. Ne kishim fluturuar për në Australi dhe ishim në jahtin mbretëror. Ishte ora pesë e mëngjesit, por për Mbretëreshën ishte pesë pasdite, kështu që puna ime e parë ishte të bëja gati çajin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles