LAJMI I FUNDIT:

Rama sqaron epitetin e “vëllait të madh dhe të vogël” për “Open Ballkan”: Nuk jam vëllai i madh i Albinit, e as Albini vëllai im i vogël

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar sërish çështjen e “vëllait të madh” sa i përket nismës së “Open Ballkan”.

Ai u pyet si vëlla i madh pas situatës në veri a e kupton pse Kosova në këtë rast vëllai i vogël, kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Përgjigja e Ramës ishte se “Ka qëlluar një temë vëllai i madh në shtëpi, si vëllai i madh kam mësuar rrugës se me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem. Kur vëllai i vogël ka ndonjë hall thotë ti i madhi duhet të më mbështetës, ndërkaq kur i thua vëllait të vogël shiko por më dëgjo edhe mua nuk më dëgjon”, shkruan Telegrafi.


Rama shtoi se ai nuk pretendon të jetë vëllai i madh këtu.

“Unë nuk pretendoj se unë jam vëllai i madh këtu e aq më pak vëllai i madh i Albinit që është mi ri, por nuk do ta pranonte kurrë që ta quante veten vëllai im i vogël. Unë jam edhe më i bindur sot se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne mos të ngecim në baltën e të shkuarës”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë më tej ka shtuar se “Open Ballkan” nuk është asgjë përveçse marrja në drejtim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimit të tij.

“Unë e kuptoj shumë mirë se Kosova e ka të nxehtë plagën dhe historia është e afërt, por forca njëkohësisht duhet të jetë më e madhe për të parë tutje, sepse Kosova e ka fituar luftën. Ata avionë që sillen atje nuk kanë çfarë i bëjnë Kosovës”, tha Rama.

Rama në fund shtoi se me vëllain ke lidhje gjaku kurse fqinj nuk e zgjedh por e ke aty.

“Vëllain dhe fqinjin nuk i zgjedh, me vëllain të lidh gjaku të lidh familja të lidh e shkuara dhe e ardhmja me fqinjin të lidh fakti se atë e ke aty”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

I gjithë fjalimi i Ramës pas takimit me Kurtin:

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori