LAJMI I FUNDIT:

Koemanin nuk e shqetësojnë zërat për shkarkim: Më intereson vetëm fitorja

Koemanin nuk e shqetësojnë zërat për shkarkim: Më intereson vetëm fitorja

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në La Liga, ku pas pesë ndeshjeve të para ka vetëm nëntë pikë.

Gjiganti katalunas në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit spanjoll do të pres Levanten në Camp Nou.


Në rast të dështimit në këtë takim, i pari që do të pësojë është trajneri holandez, Ronald Koeman.

Ka dit që në mediat e ndryshme spanjolle aludohet për shkarkimin e tij, por holandezin nuk e shqetësojnë këto zëra.

“Nuk mund të them shumë për ketë çështje, sepse kam kohë që nuk e lexoj shtypin. I dëgjoj fjalët që qarkullojnë, por gjithçka që ne duhet të bëjmë, është të fitojmë ndeshjet tona. Dëgjoj fjalë, dëgjoj emra. Kjo është puna juaj. Nuk kam ndërmend të harroj energji për gjëra që nuk i kontrolloj”, tha Koeman.

Presidenti mund të flasë, ai është njeriu më i rëndësishëm në këtë klub. Nuk kam asnjë problem me të. Jam i fokusuar tek puna ime. Duhet të fitojë ndeshjet me skuadrën time. Pjesa tjetër nuk më intereson”, u shpreh trajneri holandez.

Tutje tekniku holandez foli edhe për rikthimin e super talentit Ansu Fati, i cili pritet të jetë i gatshëm për këtë sfidë, por sipas Koeman, atij i duhet ende kohë për ta kapur formën optimale.

“Fati është rikthyer, por ka akoma punë për t’u kthyer në formën e tij optimale. Ne duhet ta ndihmojmë, e rëndësishme është që u rikthye”, u shpreh Koeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori