LAJMI I FUNDIT:

Ulpiana dhe Dukagjini ndahen në paqe

Ulpiana dhe Dukagjini ndahen në paqe

Ulpiana dhe Dukagjini kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Dukagjini kishte rast të mirë që në start me Altin Merlakun, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Ulpiana u kundërpërgjigj me dy raste me sulmuesin Marclei Santos, por portier Kenan Haxhihamza ishte në vend.


Në pjesën e dytë, Ulpiana rrezikoi e para me Junior i cili ishte i vetëm më Haxhihamzën, por nuk shënon.

Dukagjini u lëshua në minutat e fundit për të kërkuar fitoren, por Ahmed Januzi në dy raste nuk arriti të shënojë.

Afër ishte edhe Ergyn Ahmeti, që me një ‘predhë’ nga 30 metra gjuan fuqishëm, por portieri Armend Blakqori ishte në vend.

Dukagjini mbetet në vendin e fundit, pa fitore dhe me vetëm 3 pikë, ndërsa Ulpiana pas këtij barazimit ka 5 pikë dhe është një pozitë më lartë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore