LAJMI I FUNDIT:

“Jennifer ka frymëzuar një grup masiv njerëzish”, Ben Affleck flet për herë të parë dhe bën një deklaratë të rrallë për të dashurën

“Jennifer ka frymëzuar një grup masiv njerëzish”, Ben Affleck flet për herë të parë dhe bën një deklaratë të rrallë për të dashurën

Ben Affleck ka folur publikisht dhe për herë të parë për të dashurën e tij, Jennifer Lopez, që pas ribashkimit të tyre.

Aktori në një intervistë për Adweek ka rrëfyer për aktoren 52-vjeçare dhe për ndikimin apo ‘efektin e Lopez në botë’.


“Gjithçka që mund të them është se kam parë drejtpërdrejt gra të shumta me ngjyrë që i afrohen Jennifer dhe i tregojnë se është shembulli i një gruaje të fortë, që arrin dhe kërkon gjithmonë në botën e biznesit”, tha 49-vjeçari.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Affleck vazhdoi, “Unë jam i mahnitur për efektin e Jennifer në botë. Më së shumti, si artist, mund të bëj filma që i ndryshojnë njerëzit. Jennifer ka frymëzuar një grup masiv njerëzish që të ndiejnë se kanë një vend në tryezë. Ky është një efekt që pak njerëz kanë pasur gjatë historisë, një që nuk do ta njoh kurrë dhe një që mund të qëndroj pranë dhe ta admiroj me respekt”.

E habitshme: Muaj pasi konfirmuan ribashkimin, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale
Lexo po ashtu E habitshme: Muaj pasi konfirmuan ribashkimin, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Pas disa muajsh thashetheme për një ribashkim të Bennifer, aktorja e “Hustlers” më në fund e bëri zyrtare lidhjen në Instagram në korrik, me një fotografi të çiftit duke shkëmbyer puthje.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Që atëherë, dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes me debutimin e bërë në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia.

Sidoqoftë, Ben dhe Jennifer këto ditë u komentuan në rrjete sociale meqë nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. /Telegrafi/

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Arkiv)

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori