LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë 3.5 miliardë euro kredi e 4.5 miliardë euro depozita

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë 3.5 miliardë euro kredi e 4.5 miliardë euro depozita

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se përkundër pandemisë sektori financiar në Kosovë ka qenë i qëndrueshëm.

“Përkundër rreziqeve bankat kanë vazhduar kreditimin edhe gjatë pandemisë. Pra gjatë periudhës së pandemisë janë lëshuar 976 milionë euro kredi të reja. Kjo ka bërë që kreditë aktive në banka të jenë rreth 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12%”, tha Mehmeti në RTV Dukagjini.

Mehmeti thotë se bankat mbeten shumë të besueshme te qytetarët dhe depozitat mbeten në nivele të larta.


“Si rezultat i këtij besimi që kanë qytetarët në banka, depozitat në banka janë 4.5 miliardë euro, apo me një rritje vjetore 14.7%”.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se bankat kanë kapital të mjaftueshëm për të ndihmuar ekonominë të funksionojë.

Ai thotë se ka një rënie të interesit për kredi dhënie nga ana e bankave komerciale.

“Norma mesatare e interesit është 6%. Kjo është një rënie e theksuar ndër vite. Kreditë janë kryesisht për biznese, derisa depozitat më së shumti iu përkasin qytetarëve të thjeshtë”, tha Fehmi Mehmeti./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori