LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Maqedonia në të ardhmen do të jetë vend transit për gaz për vendet tjera

Bekteshi: Maqedonia në të ardhmen do të jetë vend transit për gaz për vendet tjera

“Për Maqedoninë e Veriut, ndërtimi i sistemit kombëtar të gazsjellësit, lidhja e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, si dhe ndërtimi i sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror është një nga prioritetet në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike. Gazifikimi i vendit është vendimtar për ekonominë dhe ka përfitime si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë, për mjedisin jetësor dhe shoqërinë në tërësi”.

Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin e diskutimit “Roli i gazit natyror në tranzicionin energjetik”, në suaza të Forumit të biznesit që u zhvillua sot në Varshavë si pjesë e Takimit të ministrave të partneritetit për energji transatlantike dhe ndryshime klimatike (P -TECC).

Takimi i ministrave organizohet nga Ministria e Energjisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministria e Klimës dhe Mjedisit Jetësor e Republikës së Polonisë në bashkëpunim me Këshillin Atlantik.


Siç informojnë nga kabineti i Bekteshit, ai theksoi se për sigurimin e sasive të parashikuara të gazit natyror për periudhën e ardhshme, po zhvillohen aktivitete për ndërtimin e mëtejshëm të sistemit ekzistues të gazsjellësit në vend, lidhjen e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit, veçanërisht me korridorin jugor të gazit, si dhe fillimin e negociatave për sigurimin e sasive shtesë të gazit natyror.

“Në vitet e fundit, kemi vendosur politikat energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të qëndrueshme. Ato garantojnë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji, por edhe diversifikim të furnizimit, të cilat bazohen në energjinë e pastër të gjelbër dhe të cilat do të mundësojnë rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit tonë”, tha Bekteshi.

Si pjesë e aktiviteteve që tashmë kanë filluar, ministri Bekteshi theksoi se tre muaj më parë u nënshkrua marrëveshje me Greqinë për ndërtimin e një ndërlidhësi për gazin natyror, i cili duhet të fillojë të ndërtohet deri në fund të vitit.

“Ndërtimi i këtij ndërlidhësi për gazin e lëngshëm do të hapë shumë mundësi për vendin tonë, gjë që do të na japë një shans në të ardhmen të pozicionohemi si vend tranzit për furnizim me gaz të vendeve në rajonin e Evropës Juglindore, e për ekonominë tonë kombëtare do të sigurojmë burime të larmishme të energjisë dhe do të inkurajojmë konkurrencën”, tha ministri.

Bekteshi informoi se pavarësisht investimeve në interkonektorin me Greqinë, tashmë kanë filluar aktivitetet për lidhjen e gazit me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, të cilat do të hapin horizontin për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe konkurrencë në tregun e përbashkët rajonal.

Në forumin e biznesit marrin pjesë përfaqësues të vendeve, organizatave dhe bizneseve nga i gjithë rajoni, e tema kryesore këtë vit është inovacionet teknologjike, barrierat e politikave dhe mundësitë e biznesit. Fokusi kryesor i Takimit të ministrave të këtij viti është vendosja e aksioneve klimatike dhe një kalim i drejtë në një të ardhme me karbon të ulët dhe vendosja e teknologjive inovative të energjisë së pastër që krijojnë vende pune në të dy anët e Atlantikut.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori