LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny akuzon Kremlinin për vjedhje të zgjedhjeve për Dumën ruse

Alexei Navalny akuzon Kremlinin për vjedhje të zgjedhjeve për Dumën ruse

Udhëheqësi i burgosur i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny ka njoftuar se Kremlini ka përdorur frikësimin dhe shtypjen për të vjedhur zgjedhjet për Dumën në Rusi.

Aktualisht, rezultatet tregojnë se fituese është partia “Rusia e Bashkuar”, që udhëhiqet nga presidenti Vladimir Putin.


“Një rezultat i rremë po shfaqet në tabelën e rezultateve. Vëzhguesit tanë u tërhoqën nga qendrat e votimit. Frikësimi dhe shtypja kanë lënë shumë njerëz pa vullnet. Njerëzit, thjesht, kanë frikë të dalin në rrugë”, njofton Navalny përmes një shkrimi në Instagram.

Ai është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht.

Rusia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare nga data 17 deri më 19 shtator. Në zgjedhje ka munguar një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i kanë shpallur “ekstremiste” dhe “agjentë të huaj: organizatat e lidhura me Navalnyn, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij.

Partia e Vladimir Putinit pëson rënie të popullaritetit në Rusi – opozita i cilëson zgjedhjet si mashtrim
Lexo po ashtu Partia e Vladimir Putinit pëson rënie të popullaritetit në Rusi – opozita i cilëson zgjedhjet si mashtrim

Golos një mbikëqyrës i pavarur i zgjedhjeve, tha se kishte regjistruar shumë shkelje gjatë votimit, përfshirë kërcënimet kundër vëzhguesve dhe fletëve të shumëfishta votimi, shembuj të qartë të të cilave qarkulluan në mediet sociale, ku disa individë u kapën nga kamera duke futur pako të fletëvotimeve në kutitë e votimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori