LAJMI I FUNDIT:

Erdogan në OKB: E turpshme që vazhdon ende nacionalizmi i vaksinës

Erdogan në OKB: E turpshme që vazhdon ende nacionalizmi i vaksinës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoan tha se bota ka kaluar periudha të dhimbshme në dy vitet e fundit dhe 4,6 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

“Vazhdimi i nacionalizmit të vaksinave është një turp për njerëzimin në një kohë kur dhjetëra miliona njerëz janë prekur nga virusi”, nënvizoi ai.


Presidenti Erdoan iu drejtua me një fjalim sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, raporton trt.

Në fjalimin e tij, ai solli në kujtesë se njerëzimi ka kaluar ditë të dhimbshme në këto dy vitet e fundit.

“Ne kemi humbur 4,6 milionë njerëz nga epidemia e coronavirusit. Në një periudhë kur dhjetëra miliona njerëz po vuajnë në kthetrat e virusit, fakti që nacionalizmi i vaksinave vazhdon ende është një turp për njerëzimin”, vuri në dukje udhëheqësi turk.

Në vijim të fjalës së tij ai u shpreh se Turqia nga njëra anë ofroi shërbimet më të mira shëndetësore për qytetarët e saj, dhe nga ana tjetër ajo dërgoi ndihmë mjekësore në 159 vende dhe 12 organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori