LAJMI I FUNDIT:

Shkopi është shumë i dobishëm në rehabilitimin e shpatullave të lënduara, shikoni ushtrimet

Shkopi është shumë i dobishëm në rehabilitimin e shpatullave të lënduara, shikoni ushtrimet

Për të rikuperuar dhe rritur fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë e shpatullave, provoni të përdorni një shkop të përshtatshëm

Ushtrimet e treguara kryhen shumë ngadalë dhe me kuptim, ju duhet të përqendroheni në rrotullimin e brendshëm dhe të jashtëm të krahut.

Rekomandohet gjithashtu një ndryshim me një peshqir të vogël, transmeton Telegrafi.


Shkopi mbahet në pozicionin e shfaqur për një minutë të plotë, duke lëvizur shumë lehtë dhe duke ndryshuar pozicionin që do ta ndieni se deri ku mund të shkoni dhe çfarë ju shqetëson.

Për ata që kanë probleme më të mëdha ose lëndime më serioze, dy ushtrime nga videoja do të ndihmojnë në përcaktimin e nivelit të dhimbjes dhe gjetjen e vendit ku dhimbja është më e theksuar.

Kurrë nuk duhet të ekzagjeroni, sepse me rritjen e mundësisë së lëndimit, duhet të konsultohet një mjek ose fizioterapist.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori