LAJMI I FUNDIT:

Guardiola u kërkoi tifozëve që të kthehen në stadium, ata i kërkuan të bëjnë punën e tij – trajneri i njohur ‘kërcënon’ me largim

Guardiola u kërkoi tifozëve që të kthehen në stadium, ata i kërkuan të bëjnë punën e tij – trajneri i njohur ‘kërcënon’ me largim

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është shfaqur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës Premier kundër Southamptonit.

Ish trajneri i Barcelonës, iu përgjigj Kevin Parker, sekretar i shoqatës së tifozëve të Manchester Cityt.

Parker kishte sulmuar Guardiolën pasi ky i fundit kërkoi nga mbështetësit e klubit, që të mbushnin stadiumin më shumë në ndeshje si ajo ndaj Leipzig.


“E thashë pas ndeshjes që u zhgënjeva sepse stadiumi nuk ishte plot? Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. 10,000, 50,000, 40,000, pa marrë parasysh sa fansa vijnë. Por i ftoj të gjithë të shijojnë një ndeshje tjetër si ajo e fundit, në të cilën arritëm të shënojmë shumë gola, sepse kemi nevojë për mbështetjen e tyre”.

“Nëse ata nuk vijnë për ndonjë arsye gjithsesi, shkëlqyeshëm. Unë kurrë nuk pyeta pse dikush nuk erdhi, nëse nuk doni të vini, mos vini. Nëse doni të vini është kënaqësi”.

“Zoti Parker duhet të rishikojë komentet e mia pas ndeshjes. Por nuk do t’i kërkoj falje. Nëse do të bëhesha një problem për tifozët, do të tërhiqem, unë jam njëri prej tyre”.

“Që nga dita e parë u përpoqa të bëja punën time në maksimumin e aftësive të mia”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Arsenali konsideroi lëvizjen surprizë për yllin e Ligës Premier para se të nënshkruante me Sterling

Arsenali konsideroi lëvizjen surprizë për yllin e Ligës Premier para se të nënshkruante me Sterling

Premier League
Rodri zbulon emrin e trajnerit që e mësoi të jetë

Rodri zbulon emrin e trajnerit që e mësoi të jetë "djalë i keq" në fushë

La Liga
Kalo në kategori