LAJMI I FUNDIT:

Besart Berisha flet si lojtar i Prishtinës: Ka qenë gjithmonë një dëshirë të luaj për klubin e kryeqytetit

Besart Berisha flet si lojtar i Prishtinës: Ka qenë gjithmonë një dëshirë të luaj për klubin e kryeqytetit

Besart Berisha tashmë ka zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari” dhe do të jetë i gatshëm për Prishtinën në edicionin 2021/22.

36-vjeçari që karrierën e ka kaluar jashtë Kosovës, duke shkëlqyer sidomos në Australi do ta ndihmojë Prishtinën në edicionin që tashmë ka filluar.


Berisha tha se është i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës, teksa tha se ishte ëndrra e tij të rikthehet në Kosovë.

“Këtë here jo vetëm për pushime, por edhe pak të luaj. Jam shumë i lumtur, se është një kohë që kam pas dëshirë gjithmonë të kthehem edhe dhe të me luaj këtu. Ka qenë gjithmonë një dëshirë të luaj për Prishtinën, e kam përcjellë gjithmonë ligën e Kosovës edhe tash jam i lumtur. Pas 18 sezoneve jashtë jam i lumtur të vij këtu. Prishtina është një skuadër shumë e mirë me lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të ri. E falënderoj klubin që ma dhanë mundësinë me luaj këtu në Kosovë. I dua sfidat. Unë e di se liga në Kosovë është përmirësuar shumë. Unë jam gati, e ndjej veten fit. Unë si sulmues gjithmonë kam dëshirë të shënoj gola, por qëllimi im është mu mundu me fitu ndonjë titull. Kjo është ëndrra ime”, tha Berisha.

Tutje, qendërsulmuesi kosovar tha se Prishtina ka gjasa ta mbrojë titullin, por do të nevojitet disiplinë dhe pak fat.

“Kampionat gjithmonë e kanë problem në vitin e dytë, sepse krejt kanë dëshirë të fitojnë kundër kampionit edhe krejt e japin maksimumin se është si finale për skuadrën tjetër. Prishtina e ka skuadrën e mirë. Ka gjasa të mira Prishtina që prapë me u bo kampion, por duhet të punojmë me disiplinë, me pak fat. Këtu i kam bërë hapat e parë edhe gjithmonë e kam pas në mendje edhe dëshirë të kthehem dhe të luaj . Jam me fat dhe i lumtur që kam luajtur për dy kombëtaret, edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës”, tha ai.

Remzi Ejupi: Besarti do ta ketë një rrogë mesatare

Presidenti Prishtinës, Remzi Ejupi ishte gjithashtu ai që e priti në aeroport Berishën, teksa tha se ardhja e tij do të jetë motiv shtesë për lojtarët dhe publikun për ta pare një lojtar me bagazh të tillë

“Ka të bëjë edhe me 100 vjetorin e klubit, ka të bëjë edhe me karrierën e tij, eksperiencën e tij. Prishtina është dëshmuar çdoherë me lojtarë të mëdhenj. Do të jetë një motiv shtesë edhe për lojtarët tjerë edhe publikut për ta parë një lojtar që ka pas një karrierë jashtëzakonisht të mirë në Australi, kudo që ka luajtur. Për ta pas një lojtar me një bagazh të tillë është për neve nder si klub, nuk kemi hezituar aspak, besoj që do të ndihmojë mjaft ekipin”, u shpreh Ejupi.

Tutje ai tha se Berisha do ta ketë një pagë mesatare në klub.

“Nuk ka qenë në pyetje ndonjë page e majme. Besarti ka kryer edhe anën financiare në klubet financiare. Besarti do ta ketë një rrogë mesatare sikurse standardi që është te Prishtina me lojtarët tjerë. Shumë shpejt kemi rënë dakord”, përfundoi presidenti i klubit kryeqytetas.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori