LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Specializuar: ZPS-ja përqendrohet vetëm tek individët, jo tek UÇK-ja

Prokurori i Specializuar: ZPS-ja përqendrohet vetëm tek individët, jo tek UÇK-ja

Në deklaratën e tij hyrëse në fillim të gjykimit të parë që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara, në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës, Prokurori Xhek Smith i përshkroi Dhomat e Specializuara të Kosovës si një gjykatë që “u frymëzua nga zërat kosovarë dhe u krijua nga akte të popullit të Kosovës” dhe që është provë e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit.

Prokurori Smith theksoi se puna e një prokurori lidhet me përgjegjësinë individuale për krime që mund të provohen jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe se në Dhomat e Specializuara përgjegjësia penale për krime është personale.

“ZPS-ja nuk ngre akuza kundër UÇK-së apo kundër luftës që bëri ajo për pavarësinë e Kosovës. Nuk është as detyra, e as dëshira e ZPS-së apo e imja për ta bërë këtë,” tha Prokurori Smith.


“Si prokuror, është jashtë kompetencave të mija që të argumentoj apo vendos se cilat luftëra ishin të drejta dhe cilat jo, por mund të them se krimet e luftës nga një palë nuk përligjin krimet
e luftës të palës tjetër,” shtoi Prokurori Smith.

“Por, çka mund të jetë më e rëndësishme, unë gjithashtu e di se e vërteta kurrë nuk e dëmton një kauzë që është e drejtë.”

Prokurori Smith e bëri të qartë pikëpamjen e tij se kjo duhet të jetë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave. Duke nënvizuar se shumë viktima “janë detyruar të presin dy dekada për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera ndaj tyre dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre që nuk janë më në mesin tonë,” ai shpjegoi se: “Nëse duam t’ju shërbejmë këtyre viktimave siç duhet, nuk duhet të ketë kurrë një datë skadimi në lidhje me përgjegjësinë.”

Në lidhje me viktimat në çështjen kundër Mustafa, Prokurori Smith vuri në dukje se, ndërsa në çështje të tjera që ka paraqitur ZPS-ja viktimat ishin një grup i përzier, shqiptarë, serbë, romë dhe persona me kombësi të tjera të Kosovës, të gjitha viktimat e të akuzuarit ishin bashkëpatriotë shqiptarë të Kosovës.

Prokurori Smith tha se: “Këta persona nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, ata nuk ishin spiunë. Ata ishin bashkëpjesëtarë të komunitetit, shqiptarë të pafajshëm të Kosovës krimi i vetëm i të cilëve ishte se konsideroheshin, për një arsye a një tjetër, si pengesë për UÇK-në dhe disa udhëheqës të caktuar të saj, dhe si rrjedhim etiketoheshin si bashkëpunëtorë.

“E vërteta, siç do të parashtrohet para kësaj Gjykate javët e ardhshme, është se udhëheqës të caktuar të UÇK-së, përfshirë z. Mustafa, përdorën pushtetin e tyre për të viktimizuar dhe brutalizuar bashkëpatriotë kosovarë, përfshirë individë krimi i vetëm i të cilëve ishte se kishin pikëpamje politike të ndryshme nga ato të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.”

Prokurori Smith theksoi se procedurat kundër zMustafa duhen kryer në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe u kërkoi kritikuesve të Gjykatës që të ndjekin se si funksionon ajo, si gjatë gjykimit të tanishëm ashtu edhe gjatë atyre që do të vijojnë, para se të japin një gjykim për të.

“Puna e kësaj gjykate paraqet një mundësi,” tha ai. “Një mundësi për Kosovën për t’i lënë pas problemet e kësaj lufte një herë e përgjithmonë. Një mundësi për viktimat që t’u dëgjohet zëri, dhe t’u dëgjohet në një mjedis ku ata mund të thonë të vërtetën pa pasur frikë nga kërcënimet apo ndëshkimi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori