LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian zbulon atë që ndodhi në imazhin e saj me Kendall Jenner që u bë viral: Ajo po thërriste emrin tim, nuk mund ta shihja kush ishte

Kim Kardashian zbulon atë që ndodhi në imazhin e saj me Kendall Jenner që u bë viral: Ajo po thërriste emrin tim, nuk mund ta shihja kush ishte
Foto: Getty Images

Kim Kardashian ka zbuluar atë që u bisedua mes saj dhe motrës Kendall Jenner në një foto nga Met Gala 2021 e cila që atëherë është bërë virale.

Në fotografinë qesharake, Kim, 40 vjeç, po qëndron me krahët e zgjatur ndërsa Kendall, 25 vjeç, e shikon atë me një shprehje të hutuar gjatë takimit të tyre në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

Shumë fansa të familjes bënë shaka se Kim nuk ishte në gjendje të shihte se kush ishte Kendall, për shkak të faktit se fytyra e saj ishte e mbuluar plotësisht nga një maskë e zezë.


Foto: Getty Images

Ylli i njohur tani ka konfirmuar se kjo ishte në të vërtetë kështu, pasi ajo bëri shaka se Kendall po bërtiste emrin e saj dhe ajo nuk ishte në gjendje të kuptonte se kush ishte.

Foto: Getty Images

Të enjten, ajo sqaroi në InstaStory spekulimet rreth fotografisë që vërshoi rrjetet sociale.

“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë skicën e fustanit të saj me shkëlqim”, tha Kim.

Foto: Getty Images

Kim ishte kryefjala e ngjarjes së modës Met Gala, duke impresionuar e mbuluar e tëra në të zeza, kostum ky i realizuar nga marka e njohur “Balenciaga”.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, motra e saj Kendall dukej mahnitëse në një fustan të tejdukshëm, i inspiruar nga aktorja Audrey Hepburn.

Kjo nuk ishte hera e vetme që Kim befasoi me këtë lloj të veshjes, dukje të ngjashme 40-vjeçarja ka bërë edhe disa të tjera kohëve të fundit.

Kjo paraqitja e Kim është aluduar se ka të bëj me promovimin e albumit “Donda” të ish-burrit të saj, reperit, Kanye West, i cili kryesisht ka përdorur ngjyrën e zezë si simbol të albumit, dhe paraqitjet e tij ka qenë kryesisht me nuanca të mbyllëta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Butrint Imeri vazhdon festën e ditëlindjes së 28-të me plot bukuroshe në jaht

Butrint Imeri vazhdon festën e ditëlindjes së 28-të me plot bukuroshe në jaht

Magazina
Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Magazina
Princesha norvegjeze po martohet me një shaman biseksual - për shkak të tij ajo detyrohet të heq dorë nga titulli i saj mbretëror

Princesha norvegjeze po martohet me një shaman biseksual - për shkak të tij ajo detyrohet të heq dorë nga titulli i saj mbretëror

Magazina
Një dasmë së shpejti mes Heidit dhe Romeos? Ish-banorja e BBVA: Kemi takuar familjarët, por nuk varet nga unë

Një dasmë së shpejti mes Heidit dhe Romeos? Ish-banorja e BBVA: Kemi takuar familjarët, por nuk varet nga unë

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi atraktive me bikini nga pushimet e saj në Capri

Arbana Osmani publikon fotografi atraktive me bikini nga pushimet e saj në Capri

Magazina
Rihanna del thuajse nudo me të brendshme të zeza të tejdukshme, për të njoftuar rikthimin e “Savage X Fenty”

Rihanna del thuajse nudo me të brendshme të zeza të tejdukshme, për të njoftuar rikthimin e “Savage X Fenty”

Magazina
Kalo në kategori