Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se është keqkuptuar dhe devijuar qëllimisht deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi mbi hapjen e arkivit të Kosovës për pjesën e luftës së UÇK-së.
Konjufca tha se arkivi i Kosovës është më i hapuri në botë, të cilin mund ta sheh secili, prandaj hapja e arkivave të fshehtë të Serbisë është në interes të Kosovës dhe një kërkesë e kahershme e saj.
“Nuk ka arkiva të UÇK-së. Është arkivi shtetëror i Republikës së Kosovës. Ky arkiv është ndërtuar për për vite të tëra për 20 vjet. Kanë qenë këtu edhe UNMIK, EULEX, Bashkimi Evropian dhe SHBA dhe arkiv më i hapur se i Kosovës s’besoj që ekziston në botë. Nëse shkon sot në arkivin e Kosovës në krejt dokumentet ke qasje”, tha Konjufca në Klan Kosova.
Ai ka thënë se në arkiv ka incizime që janë bërë nga gazetarët për luftën dhe ushtarët e UÇK-së e që edhe janë publikuar në media, prandaj, sipas tij, Kosova s’ka çka të fshehë.
“Në arkivat shtetërore të 20 vjetëve janë edhe vitet 98/99 me luftën e lavdishme të UÇK-së. Aty ka incizime. Arkivi shtetëror i Kosovës është i hapur për të gjithë në botë, nuk kemi çka fshehim. A ka diçka që s’është mediatike?”.
Konjufca ka thënë se arkivat e fshehura të masakrave në Kosovë i ka ushtria serbe.
“Shteti serb kur e ka kryer gjenocidin në Kosovë. Një oficer ushtarak që e ka udhëhequr një ekspeditë në një rajon të Kosovës, për shembull të Mejës dhe nuk mundet që në një shtet siç ka qenë Serbia që një gjeneral të japë urdhrin njësive ushtarake për të masakruar dhe për t’i transportuar trupat me kamionë për t’i varrosur në një varr masiv e mos me qenë një procesverbal”.
“E kemi një arkiv dhe krejt bashkësia ndërkombëtare ka qasje në atë arkiv”.
Konjufca tha se beson që pozicionimi i Brukselit ka qenë se në këtë çështje duhet pasë reciprocitet dhe thotë se reciprociteti është në interes të Kosovës vetëm në një dimension, në atë të të qenit i hapur.
“Shteti ynë nuk është gjenocidal. Ne i hapim [arkivat]. Ne kemi luftuar për liri dhe pavarësi”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
Planifikuan vrasjen e një personi, një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
Shkup: Goditi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, privohet nga liria shoferja 42 vjeçare
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve