Avokati i Popullit: Protokollet shëndetësore vështirë të zbatueshme në shkolla
Në adresë të Avokatit të Popullit kanë arritur shumë ankesa nga prindërit e nxënësve që ndjekin mësimin me prezencë fizike. Sipas kreut të këtij institucioni, Naser Ziberi, shumica e parashtresave kanë të bëjnë me mungesën e hapësirës ku nxënësit zhvillojnë mësimin, mungesa e mjeteve sanitaro-higjienike, klasat e mbipopulluara, mbajtja e maskës 6-7 orë dhe shumë të tjera.
Vërejtje ka edhe për mësimin online.
“Deri tek ne kanë ardhë disa parashtresa, ankesa, një nga ato parashtresa është dhe plotësimi dhe respektimi i protokollit, për mbrojtje nga Kovid-19, edhe atë në kuptimin se në shumë shkolla hapësirat mësimore nuk i përgjigjen kushteve dhe standardeve në kuptim të respektimit të distancës. Ka shkolla në të cilat klasat numërojnë mbi 30 nxënës, ndërsa sipërfaqja hapësinorë është 20 ose më pak metër katrorë që nuk mundëson distancë konform rekomandimeve të qeverisë dhe respektimit të protokollove të Komisionit për Sëmundje Infektive. Ka po ashtu vërejtje në kuptimin e mungesës së mjeteve higjienike dezinfektuese dhe mbajtjes së pastërtisë nëpër objektet shkollore. Ka po ashtu vërejtje se duke respektuar rekomandimet për mbajtjen e dyerve dhe dritareve të hapura shpeshherë nxënësit ankohen që krijohet rrymë gjatë ajrosjes që negativisht ndikon në shëndetin e fëmijëve, aq më tepër që fëmijët gjatë gjithë procesit edukativo arsimorë diku 7-8 orë janë tërë kohën me maska”, deklaroi për “Alsat”, Naser Ziberi, Avokat i Popullit.
Ziberi nënvizoi disa vërejtje edhe për nxënësit të cilët ndjekin mësimin online.
“Ka edhe vërejtje tjera në kuptim të asaj se si zhvillohet procesi edukativo arsimor për nxënësit të cilët nuk janë me prezencë fizike në procesin arsimorë por mësimin e ndjekin përmes mjeteve elektronike, shpeshherë arsimtarët të cilët janë të detyruar që paralel të zhvillojnë mësimin edhe me nxënësit me prani fizike, edhe me atë përmes internetit, pjesa e mësimit përmes pajisjeve elektronike ose ndërpritet ose nuk ka kualitet të mjaftueshëm të internetit dhe zërimit, ose fare nuk ka kyçje. Ka vërejtje edhe në kuptim tjetër të mungesës së librave dhe pajisjeve tjera mësimore dhe kështu me radhë”, tha Ziberi.
Lidhur me parashtresat e lartpërmendura Avokati i Popullit ka njoftuar Ministrinë e Arsimit, ku ka rreshtuar disa rekomandime për ta.
Gjeni të plota rekomandimet nga Avokati i Popullit për MSH-në:
Ministria e Arsimit urgjentisht duhet të përgatit nevojën eventuale të modifikimit të zhvillimit të procesit edukativo arsimor. Kalimin nga mësimi me prezencë fizike të të gjithë nxënësve, mundësisht të bëhet i kombinuar. Por kuptohet që vendimin për këtë do ta jep Komisioni, respektivisht Qeveria, por ministria duhet të jetë e përgatitur në këtë drejtim për zhvillim të procesit edukativo arsimor të kombinuar. Që të shihet mundësia në klasat të cilat janë të mbi populluara me numër të nxënësve të zgjerohen hapësirat ku zhvillohet mësimi. Eventualisht të zvogëlohet kohëzgjatja e orëve mësimore në favor të pushime. Do të thotë atje ku zhvillohet mësimi, ora 40 minuta në shkollimin fillor dhe 45 në atë të mesëm, pra të ketë një zvogëlim të orarit, në favor të pushimeve dhe në këtë mënyrë të zbutet gjendja me prezencën, fizike.
Kërkojmë urgjentisht që Njësi e Administrimit Lokal, Komunat dhe shkollat të sigurojnë ujë të mjaftueshëm dhe mjete higjienike sanitare të cilat shpeshherë detyrohen prindërit që tua sigurojnë fëmijëve, e kjo në bazë të vendimeve të Qeverisë dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, është detyrim i shkollave.
Po ashtu të ndërmerren masa për përmasimin e kushteve për ndjekjen e procesit mësimorë, përmes internetit respektivisht online, duke i furnizuar edhe shkollat por edhe familjet të cilat nuk janë në gjendje që ta kryejnë këtë obligim, të furnizohen nga shteti me mjete teknike për zhvillimin normal të këtij mësimi, e sidomos kjo vlen për klasat e katërta të shkollimit fillorë të cilat në bazë të Ligjit për arsim fillorë nuk kanë më mjete arsimore, respektivisht libra në kuptimin fizikë, por kalojnë në libra digjital.
Mjetet ekzistuese që disponojnë fëmijët, respektivisht familjet e tyre, nuk kanë memorie dhe kapacitet për ti pranuar përmbajtjet arsimore që i dërgojnë arsimtarët, respektivisht shkollat dhe nxënësit janë të privuar nga mundësia e pajisjes me libra digjital.
Në këto raste ministria e arsimit duhet të siguroj libra dhe pajisje tjera mësimore në mënyrë që të tejkalohet problemi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje