LAJMI I FUNDIT:

Gabimet ndëshkohen, angazhimi nuk ishte i duhuri – ndihmëstrajneri i Llapit komenton humbjen nga Malisheva

Gabimet ndëshkohen, angazhimi nuk ishte i duhuri – ndihmëstrajneri i Llapit komenton humbjen nga Malisheva
(Foto: Instagram/sportsperformance23)

Ndihmëstrajneri i Llapit, Andi Kulli, ka folur për humbjen e skuadrës së tij në përballjen ndaj Malishevës.

Skuadra nga Podujeva, e cila ishte në cilësinë e nikoqirit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pranoi tre gola dhe nuk e shënoi asnjë në sfidën e xhiros së katërt në BTK Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi akoma nuk ka fituar, ndërsa ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje deri më tani. Sipas Kullit, gabimet ndëshkohen në futboll.


(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Ai e ka përmendur gabimin e portierit Marijan Coric që i kushtoi me golin e parë ekipit të tij, si dhe fajtor për humbjen e konsideron mosangazhimin e qind për qindtë të lojtarëve.

Malisheva me fitore bindëse ndaj Llapit
Lexo po ashtu Malisheva me fitore bindëse ndaj Llapit

Sidoqoftë, ai ka kërkuar durim duke thënë se po shikojnë kah e ardhmja. Ndërsa e ardhmja e afërt është java e pestë, në të cilën Llapi luan kundër Ballkanit. /Telegrafi/