LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber nxit thashethemet se Hailey është shtatzënë, pasi shihet duke prekur barkun e saj në Met Gala

Justin Bieber nxit thashethemet se Hailey është shtatzënë, pasi shihet duke prekur barkun e saj në Met Gala
Foto: Justin Bieber dhe Hailey Bieber

Justin Bieber ka nxitur thashethemet se bashkëshortja e tij, Hailey është shtatzënë, pasi preku barkun e saj gjatë paraqitjes në tapetin e kuq mbrëmjen e kaluar në Met Gala.

Por, i shpejt ishte edhe reagimi i 24-vjeçares, e cila ia largoi dorën si për t’i treguar që të mos e vendoste dorën aty gjatë pozimit, shkruan The Sun.


Artisti 27-vjeçar  e shikoi bashkëshorten e tij me admirim gjatë gjithë kohës, e cila shkëlqeu me një fustan të zi dhe elegant.

Foto: REX

Fansat e çiftit ishin të shpejt për të komentuar, se dyshja e njohur mund të jenë në pritje të fëmijës së parë.

Kjo nuk është hera e parë që Justin ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të Hailey, gjatë verës ai postoi një fotografi bashkë me partneren e tij, ndërsa shkroi sipër “babai dhe nëna”, e që modelja përmes një komenti i kërkoi ta ndryshoi mbishkrimin.

Foto: Met Gala

Hailey më herët për “Vogue Arabia” kishte deklaruar se për një kohë nuk planifikojnë që të kenë fëmijë.

“Unë i dua fëmijët dhe mezi pres të kem. Nuk po them tani, por në një të ardhme, defenitivisht jo së shpejti”, ishte shprehur Hailey. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori