LAJMI I FUNDIT:

Rama: Merkel është mike e shqiptarëve, Procesi i Berlinit është një projekt largpamës

Rama: Merkel është mike e shqiptarëve, Procesi i Berlinit është një projekt largpamës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kancelarja Angela Merkel është mike e shqiptarëve dhe se Procesi i Berlinit i nisura nga ajo është një projekt lagrpamës.

Rama gjatë një konference për shtyp me kancelaren Merkel, ka thënë se ajo do t’i mungoj Ballkanit, përcjell Telegrafi.

“Kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, të shqiptarëve dhe popujve tjerë. Unë besoj se askush nuk ka bërë më shumë për këtë rajon, pas përfundimit të luftës, se kancelarja gjermane. Procesi i Berlinit është një vizion largpamës, për ta parë të ardhmen. Përtej rezultateve konkrete, besoj se arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi. Sot Ballkani Perëndimor është shumë më mirë seç ishte, përpara se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Angela Merkel do t’i mungojë rajonit”, tha Rama.


Tema e vizitë së kancelares Merkel në Tiranë është bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pas 16 vjetësh në pushtet, Merkel do të largohet nga pozita e kancelares në fund të mandatit të saj të katërt, përkatësisht pas zgjedhjeve të 26 shtatorit në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori