LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez u shfaq plot stil në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2021’

Jennifer Lopez u shfaq plot stil në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2021’

Jennifer Lopez u shfaq në Met Gala me të dashurin Ben Affleck dhe mahniti me një fustan ngjyrë kafe.

Fustani ishte nga marka Ralph Lauren dhe kishte një dekolte të thellë dhe një çarje super të lartë në këmbë, së bashku me shumë aksesorë të frymëzuar nga Perëndimi.

Këngëtarja 52 vjeçare, nderoi temën “Në Amerikë: Një leksik i modës” me xhaketën e saj me bolero, rripin e këllëfit, kapelën dhe bizhuteritë argjendi të trashë.


Ajo madje veshi edhe disa taka të larta me ngjyrë argjendi.

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2021
Lexo po ashtu Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2021

Paraqitja vjen më pak se 24 orë pasi Lopez bëri një paraqitje të papritur pa Affleck-në MTV VMAs, e veshur me një fund me dantella bluzë të shkurtër për të prezantuar një çmim.

Lopez dhe Affleck bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq javën e kaluar në Festivalin e Filmit në Venecia 2021, ku këngëtarja u vesh me një fustan të bardhë.

Me ose pa një të dashur në krah, J.Lo bën gjithmonë një paraqitje marramendëse. /Telegrafi/