Mijëra flamuj të Serbisë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës.
Bëhet e ditur se flamujt janë futur në Kosovë përmes rrugëve alternative afër kufirit të Jarinjes.
Me urdhër të qeverisë së Serbisë, ato kanë filluar sot të vendosen gjithandej rrugëve të katër komunave veriore të vendit, për nder të festës “Dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar” që do të shënohet për herë të parë më 15 shtator në të gjitha vendet e banuara me serbë.
KosovaPress-i ka kontaktuar zëdhënësin e policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, rreth hyrjes ilegale të mijëra flamujve serb në territorin e vendit dhe kësaj çështje në përgjithësi, por ai në përgjigjen e tij përmes telefonit ka qenë shumë i shkurtër.
“Unë nuk kam një informacion të tillë”, ka thënë Radoviq.
Në anën tjetër, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi të krerëve shtetërorë të Serbisë të mbajtur ditë më parë në Beograd, përmes një konference për media ka njoftuar publikun rreth kësaj feste për të cilën tha se tash e tutje do të kremtohet më 15 shtator në të gjitha trevat e banuara me serbë.
“Kemi marrë vendim për një festë të re shtetërore të cilin do ta zbatojmë në vepër. Kjo është dita e unitetit serb, lirisë dhe flamurit kombëtar, që do të festohet bashkërisht në Serbi, Republikën serbe dhe në të gjitha hapësirat serbe në tërë botën”, pati thënë mes tjerash Vuçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit