LAJMI I FUNDIT:

Certifikohet lista e votuesve, mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

Certifikohet lista e votuesve, mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit
Foto: Arkiv

KQZ ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve të zgjedhjeve komunale të këtij viti.

Në zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë 1,885,448 qytetarë me të drejtë vote.

Sipas asaj që u tha në mbledhjen e KQZ-së, janë 90,586 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.


“Lista përbën 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve që është për 90 mijë votues më shumë në krahasim zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt. Kjo shifër mund të konsiderohet e lartë, mirëpo arsye prapa kësaj qëndron për shkak se personat që kanë votuar në zgjedhjet fundit jashtë vendit, kësaj radhe janë transferuar brenda listës së Kosovës dhe kemi vetëm 15 mijë që janë në listën të votuesve jashtë vendit. Në raport me votuesit e rinj që do të kemi për zgjedhjet e 17 tetorit janë 24 mijë votues të rinj që kanë arritur moshën 18-vjeçare dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale”, tha Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 883, me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime, përcjell Telegrafi.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale me 17 tetor do të jetë 41,012 votues.

Rreth 1.8 milion votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, 143 mijë më pak se në zgjedhjet e 16 tetorit 2019
Lexo po ashtu Rreth 1.8 milion votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, 143 mijë më pak se në zgjedhjet e 16 tetorit 2019

Nga lista e votuesve janë larguar 18,252 persona që konsiderohen të vdekur.

Ndërsa nga lista e votuesve po ashtu janë larguar 1,158 qytetarë që kanë hequr dorë nga shtetësia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori